Një e treta e vajzave dhe grave të reja nuk postojnë selfie në internet pa përdorur një filtër ose aplikacion për të ndryshuar pamjen e tyre, ndërsa një proporcion i ngjashëm kanë fshirë fotot me shumë pak “pëlqime” ose komente, sipas një studimi.
Rreth gjysma rregullisht ndryshojnë fotot e tyre për të përmirësuar pamjen në internet dhe “të ndihen të pranuara”, zbuloi sondazhi.
Tridhjetë e katër përqind e 11-21 vjeçareve thanë se nuk do të postonin një foto të tyre në internet pa përdorur një filtër ose aplikacion për ta përmirësuar atë së pari.
Dhe 33% thanë se kishin fshirë fotografi të cilat nuk morën vëmendjen e duhur.
2.186 vajza dhe gra të reja të moshës midis shtatë deri 21 vjeç u anketuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Rritja e kohës së kaluar në internet gjatë karantinës, shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve jorealiste të vajzave dhe grave të reja, e rëndon presionin me të cilin vajzat u përballën.
Tridhjetë e nëntë përqind e 1,473 të anketuarve të moshës 11-21 vjeç thanë se ndjehen të mërzitura që nuk mund të duken njësoj në jetën reale si në internet, 44% që thanë se frika se të tjerët do të kritikonin trupin e tyre i ndaloi të bënin fotografi.
Një e anketuar tha: “E kam të vështirë të kaloj nëpër Instagram sepse të gjithë duken të përsosur dhe kjo më ul vetëbesimin”.
Sipas eksertëve, kultura e influencuesit ishte një nga fenomenet më të dëmshme që u shfaq në mediat sociale. Një 20-vjeçare, i cila studion frëngjisht dhe ekonomi në Universitetin e Warwick, tha: “Unë mendoj se për shkak të moshës më të pjekur jam në gjendje të kritikoj gjërat që shoh në internet, dhe t’i tejkaloj ato, por për vajzat më të reja, thjesht imazhet në internet e rrënojnë vetëvlerësimin e tyre.
“Unë njoh kaq shumë njerëz që sapo kanë hequr dorë nga përdorimi i mediave sociale sepse nuk mund të përballojnë ndikimin e dëmshëm në besimin dhe mirëqenien e tyre. Kjo padyshim që po ndikon në shëndetin mendor për kaq shumë vajza dhe gra të reja.
Lexo edhe: Postimi i fotove në rrjete sociale na bën më të lumtur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu