Rrjetet sociale dhe shëndeti mendor, çfarë shkaktoi rënia e tyre? Ish-punonjësja e Facebook: Platforma dëmton shëndetin mendor

0 0

Pak ditë më parë, shumë nga rrjetet sociale më të përdorshme pësuan një rënie dhe për shumë orë nuk mund të përdoreshin në asnjë vend të botës. Kjo bëri që ditët që pasuan, tema e rrjeteve sociale, mundësisë së mbylljes së tyre të zinte vend në bisedat e përditshme. Një tjetër shqetësim ishte gjithashtu frika se defekte të tilla mund të përsëriteshin e të ishin të pakthyeshme. Kjo do të sillte probleme si për përdoruesit e thjeshtë, ashtu edhe për bizneset që kryejnë aktivitetin e tyre përmes këtyre platformave sociale.

Megjtihatë, një tjetër diskutim që u ngrit në nivele jo vetëm përdoruesish, por edhe punonjës të rëndësishëm të fushës së teknologjisë dhe informacionit ishte përsa i përket shëndetit mendor dhe ndikimit që kanë rrjetet sociale.

Frances Haugen, sinjalizuese e një sërë zbulimesh dëmtuese për Facebook, është e bindur se ajo dëshiron të ndihmojë kompaninë e mediave sociale dhe të mos nxisë urrejtjen ndaj saj.

37-vjeçarja zbuloi dhjetëra mijëra dokumente të brendshme të kompanisë pasi u frustrua që Facebook nuk po e pranonte publikisht dëmin që mund të shkaktojnë platformat e tij.

“Nëse njerëzit thjesht urrejnë Facebook-un më shumë për shkak të asaj që kam bërë, atëherë unë kam dështuar. Unë besoj në të vërtetën dhe pajtimin – ne duhet ta pranojmë realitetin. Hapi i parë i kësaj është dokumentimi,” tha ajo për Wall Street Journal, e cila zbuloi dokumentet në serinë e saj Files në Facebook.

Në mesazhin e saj të fundit në sistemin e brendshëm të Facebook, postuar kur u largua në maj, ajo shkroi: “Nuk e urrej Facebook-un. Unë e dua Facebook -un. Dua ta shpëtoj atë.”

Haugen tha se ishte një miqësi e humbur që ndryshoi pikëpamjen e saj për mediat sociale.

Haugen ishte një profesioniste e suksesshme e teknologjisë me një CV që përfshinte Pinterest dhe Google, por një dekadë më parë ajo u diagnostikua me sëmundjen e celiakisë, një gjendje autoimune dhe në vitin 2014 u shtrua në kujdesin intensiv me një mpiksje gjaku në kofshën e saj. Një mik i familjes u punësua për ta ndihmuar me detyrat e përditshme si blerjet, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua pasi ai u fiksua pas forumeve në internet që reklamonin teori konspirative rreth forcave të errëta që manipulonin politikën.

“Ishte një miqësi vërtet e rëndësishme, dhe më pas e humba atë,” tha ajo për WSJ. Ish -shoku që atëherë ka braktisur besimet e tij komplotiste, të cilat e kishin tërhequr atë në një botë të nacionalizmit okult dhe të bardhë. Por kjo ndryshoi karrierën e Haugenit.

“Është një gjë të studiosh dezinformatat, dhe një gjë tjetër të humbasësh dikë prej tyre,” tha ajo. “Shumë njerëz që punojnë në këto produkte shohin vetëm anën pozitive të gjërave”.

Kështu, kur një rekrutuese në Facebook iu afrua Haugen në 2018, ajo tha se donte një punë që lidhej me demokracinë dhe përhapjen e informacionit të rremë.

Facebook ka thënë se ka “investuar shumë” në njerëz dhe teknologji për ta bërë platformën e tij të sigurt, por Haugen besonte se kompania nuk po bënte mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin.

“Facebook veproi sikur të ishte i pafuqishëm për të punësuar këto ekipe,” tha ajo.

Duke reaguar ndaj komentit të Haugen, Facebook tha: “Servirja e përmbajtjes urrejtëse ose të dëmshme është e keqe për komunitetin tonë, e keqe për reklamuesit dhe në fund të fundit, e keqe për biznesin tonë”.

Nga ana tjetër, përnenat.al zhvilloi një pyetësor për të kuptuar çfarë imapkti pati mungesa disa orëshe e rrjeteve sociale tek ndjekësit tanë.

Nga pyetësori i zhvilluar, me një pjesëmarrje relativisht të lartë, rezultoi se vetëm 20% u përgjgijën se nuk e ndjenë mungesën e rrjeteve sociale, ndërsa pjesa tjetër kishin ndjerë mungesën dhe nevojën e tyre.

70.4% të të anketuarve thanë se i përdorin rrjetet sociale për komunikim, 22.3% vetëm si mënyrë për të kaluar kohën dhe një përqindje shumë e vogël, gati e papërfillshme për punë. Më të përdorurat ishin Whatsapp dhe Instagram.

Mes të anketuarve, kishte edhe nga ata që kishin frikë se defekti mund të ishte i parikuperueshëm e do të mbeteshin pa rrjete sociale. Këta përfaqësonin 20.8%, ndërsa pjesa tjetër kishte sigurinë se ato do të riktheheshin, duke marrë parasysh rëndësinë dhe kohën që ato zënë në ditën tonë.

Arsyeja e frikës lidhej me dy faktorë kryesorë: mungesën e një mjeti komunikimi dhe mungesën e një aktiviteti për të kaluar kohën.

14% e të pyeturve, thanë se shkarkuan të tjera rrjete sociale të cilat ishin funksionale për ato orë, me qëllim komunikimin me personat që nuk ishin në gjendje të flisnin ndryshe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X