Rrjedhja e hundëve tek foshnjat dhe fëmijët, si mund t’i trajtojmë në shtëpi

0 0

Rrjedhja e hundëve është një problem i zakonshëm tek foshnjat. Sistemi i tyre imunitar i papjekur cenon shëndetin e tyre. Dhe kërkesa e vazhdueshme e një fëmije për të prekur gjëra të reja ose për t’i futur ato në gojën e tij e bën atë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Ndërsa të rriturit mund të pijnë thjesht disa kokrra dhe të kalojnë një periudhë gripi apo të ftohure, nuk është e njëjta gjë për foshnjat.

Barnat për rrjedhjen e hundëve nuk janë të mira për të vegjlit tuaj për shkak të efekteve të tyre të mundshme anësore. Nëse jeni duke kërkuar disa mjete efektive në shtëpi për të trajtuar rrjedhjen e hundëve të fëmijës, ky është artikulli i duhur për ju,

Nga çfarë vjen rrjedhja e hundëve tek të vegjlit?

Është mjaft e zakonshme që bebet të kenë 6-8 periudha kur ftohen apo kapen nga gripi gjatë një viti. Siç shkruhet edhe më lart, kjo ndodh për shkak të sistemit të dobët imunitar të fëmijës suaj, i cili kur të rritet dhe të konsumojë një dietë më të shëndetshme, do të preket më pak nga gripi apo sëmundjet e tjera.

Shkaqet e zakonshme për rrjedhjen e hundëve tek foshnjat:

  • Nëse fëmija juaj është duke vuajtur nga ftohja, ai mund të ketë simptoma si bllokimi i gjoksit, temperaturë, kollitje, teshtitja dhe rrjedhje hundësh.
  • Nëse fëmija juaj vuan nga gripi, ai mund të ketë oreks të dobët, kollë dhe simptoma tjera të forta, të tilla si rrjedhje hundësh.
  • Nëse fëmija juaj vuan nga ndonjë lloj reaksioni alergjik, ai mund të ketë kruajtje në lëkurë, skuqje në trup, lotim sysh apo rrjedhje hundësh.

Këto janë disa nga arsyet më të zakonshme për rrjedhjen e hundëve tek foshnjat, megjithatë, nëse mendoni se asnjë nga arsyet e lartpërmendura nuk është rasti i fëmijës tuaj, shkoni tek mjeku për ndihmë të mëtejshme.

Si ta trajtoni rrjedhjen e hundëve tek foshnjat?

Bebet irritohen dhe nuk janë rehat kur kanë një problem shëndetësor, dhe rrjedhja e hundëve është një nga shkaqet që mund t’i bëjë ata të mos ndihen mirë. Këto janë disa mënyra efektive për të ndaluar rrjedhjen e hundëve tek foshnjat.

  1. Rrisni sasinë e lëngjeve që merr fëmija.
    Nëse ai vuan nga rrjedhja apo bllokimi i hundëve, mund të fillojë të marrë frymë nga goja e tij. Frymëmarrja përmes gojës shkakton dehidratim tek foshnjat. Prandaj, është e rëndësishme të rrisni sasinë e qumështit të gjirit, të qumështit formulë apo lëngjeve të tjera që i jepni foshnjës tuaj. Nëse fëmija juaj është më shumë se gjashtë muaj, ju mund të jepni ujë dhe lëngje të tjera. Pyesni pediatrin se cilat janë të të gjitha lëngjet që mund t’i jepni fëmijës.
  2. Merrni një poç që thith sekrecionet nga hunda. Rrjedhja e hundëve mund të shkaktojë shumë mukus në hundën e foshnjës dhe kjo mund të pengojë frymëmarrjen e tij. Një poç thithës mund të përdoret për nxjerrjen e mukusit nga hunda e foshnjës në mënyrë që ta ndihmoni të marrë frymë lirshëm. Ky lloj poçi është i disponueshëm në çdo farmaci dhe mund të blihet pa recetën e mjekut. Sigurohuni që ta pastroni para dhe pas çdo përdorimi.
  1. Mbajtja e kokës lart
    Ngritja e kokës së foshnjës është një nga mënyrat më efektive për ta bërë fëmijën të ndihet më mirë. Kjo jo vetëm që ndihmon në sekretim më të mirë të mukozës, por gjithashtu parandalon mukozën nga depërtimi në fyt, e cila zakonisht mund të rezultojë në kollitje pas një kohe të shkurtër. Merrni një peshqir ose dy dhe ngrini kokën e fëmijë. Sigurohuni që të mos ia keni ngritur shumë kokën pasi mund të jetë shumë e pakëndshme për fëmijën tuaj.
  1. Vazelinë
    Lagështia e vazhdueshme nën hundë mund ta lëndojë fëmijën tuaj ose ta bëjë lëkurën shumë të ndjeshme rreth hundës. Aplikoni pak vazelinë në hundën e fëmijës për ta mbrojtur atë.

Mjetet natyrale në shtëpi për të ndaluar rrjedhjen e hundëve tek fëmijët

  • Përzierja e xhinxherit dhe mjaltit është e shkëlqyeshme për trajtimin e rrjedhjes së hundëve. Grini një copë xhinxheri dhe shtrydhni lëngun e saj. Më pas lëngut shtojini mjaltë dhe jepjani këtë përzierje fëmijës suaj dy deri në tre herë në ditë.
  • Një nga mjetet më të efektshme indiane në shtëpi për rrjedhje hundësh tek fëmija është vaji i kokosit dhe kamfuri. Përzieni pak gjethe kamfuri me vaj kokosi dhe ngroheni. Aplikojeni masën me butësi në gjoks, shpinë dhe qafën e foshnjës. Kjo jo vetëm që mund të ndihmojë në pastrimin e hundëve të bllokuara, por do të bëjë që fëmija juaj të flejë i qetë.
  • Arrëmyshku i përzier me qumësht është një ilaç tjetër shumë i mirë për shërimin e hundëve që rrjedhin. Merrni pak lugë qumësht dhe shtoni një majë arrëmyshku në të. Jepi një valë dhe lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës para se t’ia jepni fëmijës suaj. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar ndihmë të menjëhershme për fëmijën tuaj.

Përveç mjeteve të përmendura më lart, sigurohuni që fëmija juaj është i veshur mirë dhe mban veshmbathje mjaftueshëm të ngrohta gjatë dimrit. Avulli është një mënyrë tjetër e mirë për lehtësimin e problemeve të rrjedhjes së hundëve tek fëmija.

Nëse fëmija ose foshnja juaj nuk ndihet më mirë duke përdorur ndonjë nga masat përmirësuese të përmendura më sipër në shtëpi, mund të kërkohet ndërhyrja mjekësore.

Lexo edhe: Luftoni gripin e femijes me keto ushqime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X