Në një moshë të caktuar fëmija fillon të jetë më i pavarur nga ju, më i qetë, edhe pse mund të shfaqë në disa raste kapriçio të momentit. Me rritjen e tij gjërat nuk janë më si më parë, dhe në disa momente mund të ndodheni para një të papriture.
Cilat janë këto të papritura që mund të ndeshni gjatë rritjes së fëmijës?
Është e vështirë të pranoni që tashmë nuk është më një fëmijë i vogël
Deri tani jeni mësuar me nevojën dhe varësinë që ai ka ndaj jush, e cila edhe pse e lodhshme ju fal kënaqësi. Të pranoni se ai është duke u bërë gjithnjë e më i pavarur nga ju do të jetë e vështirë.
Kontakti fizik do të jetë më i kufizuar
Nëse më parë ishte ai që qante për të ardhur në krevatin tuaj, do të vjë sa hap e mbyll sytë dita kur do të “qani” ju që ai të vijë dhe t’ju thotë sërish nëse mund të flejë me ju.
Nuk bëjnë më shumë pyetje
Më parë ai kërkonte të dinte gjithçka, ndërsa tani do të jeni ju që do të doni të dini gjithçka, të shikoni sërish gjithashtu edhe interesin e tij të mëparshëm për t’ju pyetur në lidhje me gjërat që e rrethojnë, njerëzit, ngjarjet.
Tashmë jeni speciale, por njerëzore
Në fëmijëri, nëna për fëmijën e saj është një qënie hyjnore. Ajo ka të drejtë të vendosë për gjithçka. Tani ajo është një qënie speciale dhe shumë e dashur, por njerëzore.
Do të kuptoni se ai tani është një person me një karakter të caktuar
Ai nuk është më nje bebe, nuk është më një fëmijë. Ai është një person me një karakter të caktuar, që ka filluar të marrë vendime. E përkrahni dhe e udhëzoni të marrë drejtimin e duhur.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu