Rritet tendenca e “ngrirjes së vezëve”, shkaktarët janë meshkujt egoistë dhe jo femrat në karrierë

0 0

Vitet e fundit po dëgjojmë gjithnjë e më shumë për metodën e ngrirjes së vezëve, ndërsa rasti i Bleona Qerretit kohë më parë bëri bujë dhe hapi debat në mediat rozë.

Mirëpo sipas një studimi të fundit ka treguar se ngrirja e vezëve nuk ndodh për shkak të grave që zgjedhin karrierën siç interpretohet zakonisht, por për shkak të meshkujve “egoistë”.

Një 30-vjeçare britanike e quajtur Anna Brown ka treguar historinë e saj se si në ditëlindjen e saj të 30-të i kërkoi bashkëshortit që të bënin një fëmijë.

Në një moment kur ajo mendoi se ishte koha e duhur dhe  një moment i mrekullueshëm për marrëdhëniet mes tyre, i tha bashkëshortit të saj: ‘Mos të presim më: unë jam 30 vjeç, ne jemi të martuar për fat të mirë, le të përpiqemi të bëjmë një fëmijë’.

Si ishte përgjigjja e burrit të saj? “Oh Zot. Çfarë? Jo jo jo.”

E shqetësuar dhe e mërzitur, Anna e pyeti: nëse jo tani, kur?  Dhe ai u përgjigj: “Nuk e di. Ndoshta pas dy vitesh. Por sa më shumë që ti flet për të aq më pak unë dua ta bëj”.

Në ato moment Anna e kishte kuptuar se marrëdhënia e saj kishte mbaruar. Por ju desh pak kohë para se të përballej me të vërtetën e hidhur se ajo do të duhej t’i jepte fund martesës dhe të gjente një partner që dëshironte të bëhej një baba dhe ajo do të përmbushte ëndrrën e saj të amësisë. Kështu në mesin e të tridhjetave, Anna vendosi të ngrinte vezët e saj për të pasur pak më shumë kohë.

Ajo donte të ishte në gjendje të njihte partnerë të rinj të mundshëm pa ju bërë presion atyre ose vetes, për të bërë fëmijë menjëherë.

Nuk e dimë se si ka përfunduar historia e saj, por është tipike e grave që detyrohen të ngrijnë vezët.

Midis 2010 dhe 2016 numri i vajzave që ngrijnë vezët e tyre në Britani u rrit me më shumë se 400 për qind. Edhe pse mosha më e zakonshme për të ngrirë vezët është rreth 37 vjeç, gratë kanë filluar t’I ngrijnë vezët në një moshë më të hershme.

Por në kundërshtim me opinionin publik, arsyeja kryesore pse ato e bëjnë këtë nuk është sepse karriera e një gruaje vjen para fëmijës.

E vërteta është se ngrirja e vezëve ndodh sepse ajo nuk do të bëhet jopjellore për shkak të situatave që mund të kalojë, psh ajo mund të bëjë kimioterapi dhe kjo do ta pengonte të bënte fëmijë më vonë.

Duke investuar më shumë në karrierë dhe duke ngrirë vezët për të shtyrë amësinë, gratë në fakt janë duke bërë një llogaritje të mençur në mesin e të 30-ave të tyre, për të kuptuar më pas nëse dikush duhet të jetë ose jo partneri që ato duan të kenë për ta pasur babain e fëmijëve.

Do t’ju duhej një vit për ta kuptuar këtë, një vit tjetër për të parë se si funksionon jeta së bashku, pa asnjë presion, dhe rreth 18 muaj për t’u fejuar dhe martuar.

Për shumicën e grave që jetojnë në qytetet e mëdha, numri i madh i njerëzve që janë në një moshë të madhe dhe të pamartuar nuk krijon ndjenjë urgjence midis meshkujve për të lënë pasardhës.

Gratë gjithashtu tregojnë se burrat që takojnë thjesht nuk zotohen për t’u bërë prindër dhe janë gjithnjë e më tepër duke kërkuar marrëdhënie me femrat më të reja në moshë, për të qenë në gjendje që t’I shtyjnë vendimet e tilla sa më gjatë.

Në Shqipëri, sipas një studimi të bërë nga INSTAT së fundmi, norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s.  Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje. Ndërsa ato me të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.
Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

INSTAT dha alarmin se nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. 

Kjo ndodhte për shumë arsye ndër të cilat përfshiheshin numri i madh i atyre që emigrojnë, por edhe sepse po rritet mosha kur të rinjtë duan të martohen dhe të kenë fëmijë, duke pasur kështu tendenca të ngjashme me shoqëritë në vendet e zhvilluara.

Lexo edhe: Sa e rendesishme eshte mosha e nenes per te pasur nje femije?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X