Rritet numri i shtatzanive në rrezik, ja shkaqet

0 0

Në shekujt e kaluar shtatzanitë në rrezik ishin një ngjarje e shpeshtë, për shkak të kequshqyerjes, njohurive të kufizuara obstetrike, dhe smëundjeve më të shpeshta të kohës, por më vonë rreziqet u zvogëluan sepse gratë filluan të ndiqeshin nga gjinekologët dhe t’i nënshtroheshin kontrolleve të rregullta. Sidoqoftë, ekspertët kanë vërejtur se numri i shtatzanive me rrezik të lartë ka filluar të rritet përsëri.

Problemet që lidhen me moshën

Shtatzanitë në rrezik rriten kryesisht për shkak të rritjes së moshës së gruas. Në fakt, mosha e vjetër korrespondon me një probabilitet më të lartë të çrregullimeve që ekspozojnë shtatzëninë ndaj një rreziku më të lartë. Një shembull është pre-eklampsia (gestosis), një gjendje shumë më e shpeshtë sot sesa në të kaluarën për shkak të rritjes së moshës së nënës. Pre-eklampsia është një gjendje e karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut dhe prania e proteinave në urinë, një shenjë e problemeve të veshkave.

Diabeti është gjithashtu më i shpeshtë

Një shkak tjetër i shtatzënive me rrezik të lartë është frekuenca më e lartë e diabetit gestacional, një gjendje e karakterizuar nga paaftësia e përkohshme e trupit femëror për të përdorur sheqernat, të cilat më pas grumbullohen në gjak. Diabeti gestational e ekspozon shtatzaninë në një rrezik më të madh sepse mund të shkaktojë keqformime të fetusit, vështirësi në lindje, presion të lartë të gjakut te gruaja. Është një situatë e lidhur me avancimin e moshës së nënës, por jo vetëm: mund të jetë për shkak të stilit jo të shëndetshëm të jetesës, dietës së paekuilibruar dhe mbipeshës para konceptimit dhe gjatë shtatzanisë. Pirja e duhanit, e cila është gjithnjë e më e zakonshme në mesin e grave të reja, është gjithashtu një shkak kontribues i rreziqeve të pre-eklapsisë në shtatzëni.

Sëmundjet e tjera që rrisin rreziqet

Gjithashtu për shkak të moshës më të vjetër, shtatzënitë në rrezik rriten për shkak të pranisë së sëmundjeve të tjera sistemike ose të brendshme që indirekt ndikojnë në përparimin e mirë të shtatzanisë.

Në të gjitha shtatëzënësitë dhe jo vetëm në ato në rrezik, është thelbësore që nëna e ardhshme të ketë gjinekologun si pikë referimi, i cili duhet të kontaktohet edhe për dyshime në dukje të parëndësishme, siç është marrja e një ilaçi.

Lexo edhe: Një në 3 gra rrezikojnë shtatzaninë për këtë arsye






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X