Me ardhjen e stinës së verës një prej problemeve më të shpeshta është koha që duhet të qëndrojmë ne diell në mënyrë që të mos dëmtojmë lëkurën si edhe shëndetin e organeve të brendshme. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Valencias, është shumë i rëndësishëm ekspozimi në diell për të favorizuar prodhimin e vitaminës D, por është edhe më e rëndësishme mbrojtja nga rrezet e diellit.
Nga 10 minuta në 2 orë
Sipas studimeve të bëra nga ky universitet, sasia e duhur e rrezeve të diellit për të prodhuar sasinë e nevojshme të vitaminës D është e ndryshme për stinë të ndryshme . Në pranverë dhe në verë do të mjaftonin 10-20 minuta në ditë, ndërsa në dimër duhen rreth 2 orë. Nëse në disa vende klima nuk do të favorizojë ekspozimin në diell përgjatë dimrit, të gjithë personat që jetojnë atje duhet të konsumojnë ushqime të pasura me këtë vitaminë që ndodhet në shumë pak prej tyre (salmoni, veza, kërpudhat, si edhe prodhimet e bulmetit).
Gjatë stinës së dimrit duhet të merren edhe vitamina
Ekipi i Universitetit ka analizuar rrezet e diellit të disa vendeve në mesditë për 4 muaj në vit, në mënyrë që të vlerësonte sa lëkura ishte e ekspozuar ndaj tyre. Ekspozimi në diell duhet të jetë: 130-150 minuta në muajin janar, 44 minuta në prill, 29 në korrik dhe 69 në tetor. Kujdes me ekspozimin në diell në stinën e verës. Aplikoni gjithmonë kremin mbrojtës në lëkurë. Sa më e bardhë të jetë lëkura aq më i lartë duhet të jetë faktori mbrojtës i kremit. Nga muaji nëntor deri në shkurt, edhe pse ekspozimi mund të jetë i madh, nuk mund të favorizohet prodhimi i sasisë së nevojshme të vitaminës D për këtë arsye mund të bisedoni edhe me një mjek në lidhje me marrjen e vitaminave.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu