Rreth nje ushqyerje te shendetshme me biberon

0 0

Për një arsye apo për një tjetër ka shumë nëna që ushqejnë fëmijën e tyre me qumësht artificial. Por çfarë duhet të ketë parasysh një nënë ndërsa përgatit qumështine fëmijës?

Sa duhet të jetë temperatura e ujit?

Qumështi duhet të hidhet në biberon në momentin që uji ka temperaturë midis 50-70 gradëve në mënyrë që tretja të bëhet në mënyrën e duhur si edhe qumështi të ruajë vlerat e tij ushqyese. Në temperaturën 50 gradë nëna është në gjendje të mbajë biberonin në dorë vetëm për pak sekonda.

Si ta kuptojmë kur qumështi ka temperaturën e duhur?

Hidhni pak pika në kurrizin e dorës tuaj dhe më pas bëni vlerësimin e temperaturës së tij.

A mund ta ngrohim qumështin në mikrovalë?

Jo, do të këshillohet banjomaria, kjo pasi mikrovala mund të bëjë që qumështi të tejnxehet në mënyrë jo të njëtrajtshme ndërsa biberoni të jetë ende i ftohtë.

Si ruhet paketimi i hapur?

Zakonisht këshillohet që produkti të konsumohet brenda 2-3 javëve pasi është hapur. Qesja e qumështit (nëse paketimi është i tillë duhet të mbullet mirë). Qumështi pluhur duhet të ruhet në vende të freskëta, të thata dhe larg produkteve të tjera ushqimore që transmetojnë aroma të forta.

Çfarë uji duhet të përdorim?

Këshillohet që uji të jetë oligomineral (një zgjdhje mund të ishte ai i posaçëm për bebe), por nëse nuk është i tillë duhet të zihet mirë para përdorimit.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X