Pak ditë më parë, është bërë publike rregullorja e re në shkolla e kopshte, që parashikon ndalimin e ekspozimit të nxënësve në rrjete sociale. A është ky një vendim që është përqafuar nga prindërit e mësuesit, cilat janë përfitimet e një sërë pytjesh ngre kjo tematikë.
Por ç’mendojnë ekspertët e fushës për këtë? Në artikullin e mëposhtëm, i jemi referuar psikolges Lorela Garuli dhe mendimin të saj prej profesionisti, për temën.
Për psikologen Garuli, ndalimi i ekspozimit pa kriter të fëmijëve në rrjetet sociale, është një nismë pozitive, që sipas saj është vetëm fillimi i ndërgjegjësimit të prindërve dhe mësuesve për të ruajtur privatësinë dhe konfidencialitetin e fëmijëve të tyre.
Çështja për të është më e thellë se thjesht mbulimi i fytyrës së fëmijëve. Psikologia thekson se është e rëndëishme të ndryshohet mendësia mbi të respektuarit të privatësisë së fëmijëve.
“Fakti që ata janë të vegjël, nuk do të thotë se nuk kanë privatësinë dhe personalitetin e tyre. Është çështje limiti”, – shprehet ajo në një intervistë ku ka folur për temën.
Ekspozimi i fëmijëve në faqet sociale të insitucioneve arsimore duket si “shfrytëzues”, si një çështje marketingu i pastër. Ndërkohë që pjesa më e rëndësishme është respektimi i privatësisë dhe psikologia këshillon që ekspozimi mund të bëhet me një lloj kriteri, duke respektuar masën.
Thank you very much for sharing, I learned a lot from your article. Very cool. Thanks.