Gjatë këtij momenti nuk duhet të silleni në mënyrë jo të duhur, pra duhet që me sjelljen tuaj të mos shkaktoni bezdi tek nëna e re, e cila është tepër delikate dhe mund ta shqetësojnë edhe gjërat që ju ndoshta nuk i mendoni si të tilla.
Kur duhet të shkoni për vizitë tek nëna e re?
Ju ndoshta mund të jeni të paduruar të shikoni vogëlushin, por ai sapo ka ardhur në jetë dhe do të qëndroj vetëm në krahët e nënës, e cila është gjithashtu tepër e ndjeshme dhe nuk mund të jetë gjithmonë e lumtur nga vizitat e shpeshta.
Prisni që t’ju ftojnë
Nëna e re është gjithë kohën në dispozicion të fëmijës dhe për këtë arsye duhet të njoftoni gjithmonë në lidhje me vizitën tuaj. Paraqitja e papritur në shtëpi nuk duhet të justifikohet me faktin se ajo nuk i është përgjigjur telefonatës tuaj. Shkoni për vizitë kur ajo t’ju thotë se mund të shkoni.
E kuptoni kur nuk është momenti i duhur
Nëse keni një problem shëndetësor do të ishte mirë të mos shkonit për vizitë. Dhe para se të prekni beben duhet të lani gjithmonë duart dhe duhet të merrni gjithmonë lejë.
Mund të çoni pak ushqim
Nëna mund të mos ketë mundësi të përgatisë një vakt dhe për këtë arsye t’i çoni një vakt do të jetë diçka tepër e sjellshme nga ana tuaj.
E ndihmoni nënën nëse keni mundësi
Edhe pse nuk jeni në ato pozita, pra nuk keni ato koefidenca në miqësi, do të ishte mirë t’i kërkonit nënës nëse mund ta ndihmonit me diçka.
Mos jepni këshilla që nuk jua kërkon askush
Nëse do të ketë nevojë për mendimin tuaj nëna do t’jua kërkojë. Gjithashtu duhet të dini të dalloni momentin kur duhet të largoheni.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu