Rregullat e fluturimit gjate shtatezanise per cdo kompani ajrore

0 0

Duke qënë se jemi në stinën e verës dhe nevoja për të pushuar është e madhe, shumë gra shtatëzana pyesin veten a mund të fluturojnë për në desinacionin që duan. Përgjigjja është po, por sigurisht që ka edhe disa rregulla që duhen zbatuar, të cilat janë të ndryshme për kompani të ndryshme.
Si fillim ju duhet të siguroheni që gjendja juaj shëndetësore dhe e bebit është e mirë dhe që jeni në gjendje të përballoni një udhëtim me avion dhe se data juaj e lindjes nuk është afër datës së fluturimit.
Cilat janë kriteret e secilës kompani ajrore?
Ndryshimet kryesore që vërehen në kriteret e secilës kompani kanë të bëjnë me limitin e që ata vendosin përsa i përket javëve të shtatëzanisë.
– Alitalia
Kjo kompani ajrore kërkon që gruaja në momentin e prezantimit në aeroport të ketë me vete edhe rekomandimin e mjekut, e cila vërteton që gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë e lejon hipjen e saj në avion, kjo për shtatëzanitë 32 javëshe e lart. Nëse gruaja është shtatëzanë më pak se 32 javë mund të udhëtojë lirisht pa nevojën e rekomandimit të mjekut. Alitalia e lejon hipjen në avion të fëmijëve të porsalindur duke filluar nga java e dytë e jetës.
– Lufthansa
Lufthansa e lejon hipjen e gruas shtatëzanë në avion deri në javën e 32-të të shtatëzanisë vetëm me autorizimin e mjekut gjinekolog. Kjo kompani nuk ka limite përsa i përket kohës së hipjes në avion së fëmijëve të porsalindur.
– EasyJet
Kompania ajrore lowcost EasyJet e lejon gruan shtatëzanë të hipë në avion deri në javën e 36-të të shtatëzanisë normale dhe deri në 32 javë fluturimin e gruas me shtatëzani binjake.
– Ryanair
Nga java e 28-të e shtatëzanisë, gruaja mund të fluturojë me këtë kompani vetëm duke paraqitur në sportelin përkatës rekomandimin e mjekut, dhe nga java e 32-të ajo nuk e lejon hipjen e gruas në bord. Nëna e re mund të fluturojë me këtë kompani pas 48 orësh nga lindja, në rast se ajo ka pasur lindje normale, dhe pas 10 ditësh nga lindja në rast se ajo ka pasur një lindje me operacion. Ndërsa fëmija i porsalindur mund të fluturojë me Ryanair nga dita e 8-të e ardhjes në jetë.
– Blu panorama
Kjo kompani ajrore e lejon hipjen e gruas në bord deri në javën e 28-të duke kërkuar që ajo të paraqesë në personel një çertefikatë të posaçme mjekësore e cila vërteton se shtatëzania nuk i ka kaluar 28-të javët. Nga java e 29-të deri në të 36-tën blu panorama kërkon që gruaja të ketë me vete një çertefikatë mjekësore e cila vërteton që gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e aftë të përballojë udhëtimin. Në këtë çertefikatë duhët të jetë e qartësuar data e lindjes së fëmijës. Nëse gruaja mbart shtatëzani binjake ajo nuk mund të hipë në bord nga java e 37-të e shtatëzanisë.
– Aegean airlines
Kjo kompani ajrore e lejon hipjen e gruas në avion deri në javën e 36-të. Më pas ajo nuk mund të udhëtojë me Aegean airlines.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X