Rrëfimi! Kur u ndjeva nënë për herë të parë, gjëja që më nervozonte

0 1

Nisi gjithçka kështu, që në momentin e parë, që prej atij testi pozitiv, u ndjeva nënë. E në fakt, nuk e dija akoma mirë se çfarë gjëje po i shkoja kundër.

Duke parë familjet e tjera, kisha idetë e qarta sesi mund të ishte jeta ime prej nëne, kisha informacione sesi duhet të sillesha në një situatë të tillë, dija sesi do të reagoja dhe çfarë do të dija, pra, çfarë tipi nëne do isha. Por, nuk e kisha idenë që po gaboja.

U ndjeva vërtet nënë gjatë lindjes. Sepse një nënë vuan, bërtet, mendon që nuk mund t’ja dalë dhe vazhdon të nxjerrë jashtë të gjithë forcën që ka në trup, në zemër dhe në shpirt. Është e vetëdijshme se është një hap larg nga përqafimi i arsyes së jetës. Dhe gjendet aty me një qenie shumë të vogël, vetëm 50 cm që ka nevojë për të, për trupin e saj, për ngrohtësinë e saj.

Dhe pikërisht ky është momenti që kupton se çfarë do të thotë të jesh nënë.

E në fakt, sipas meje, nëna bëhet mama ditë pas dite.

Arrin një moment në të cilin një nënë nuk di se ku të vendosë duart, ka zemrën mbushur plot dashuri dhe lumturi dhe kokën të zhytur totalisht në një ‘vrimë të zezë’.

Pyetjet që i kalojnë në kokë janë: Po tani? Kjo bëhet kështu? Po sikur t’i bëjë keq? Qumështi do të jetë mjaftueshëm? Pse qan?

Dhe, pyetja e fundit është ajo që e fut në një konfuzion total. Mendon të mendojë se nuk është një nënë e mirë, sepse nuk di arsyen pse femija  po qan, duke mos patur mundësi ta qetësojë.

Mundohet të ruajë qetësinë, por gjithçka ka një limit, kështu që fillon të vërë në dyshim edhe nervozizmin e saj.

Më pas e shikon aty, në atë shtrat që me të sipër duket kaq i madh, qetësohet, buzëqesh, e kupton që ditë pas dite do të mësojë diçka të re. Të kesh një fëmijë është sikur të rilindësh, ditët kanë një tjetër kuptim: jeta mbushet plot lumturi.

Nëna është…

Nëna është ajo që përpiqet gjithmonë të mbrojë fëmijën e tij, që fillon të ketë frikë nga çdo gjë. Që hyn në panik javën e parë të mëmësisë dhe vetëm me kalimin e kohës fillon të kuptojë që një situatë duhet ta përballojë me mendjen e kthjellët. E, mbi të gjitha, një nënë e di gjithmonë çfarë është dhe jo e drejtë për fëmijën.

Lumturia e fëmijës vjen e para

Një nënë është ajo që pavarësisht mijëra impenjimeve e gjen gjithmonë kohën për të kënaqur kërkesat e fëmijës, edhe ato më të thjeshtat. Një nënë shpeshherë mendon se nuk mund t’ja dalë, duke mos ditur më si t’i përballojë me vendosmëri situatat. Por vjen darka ku edhe shtrihet, shtrihet vogëlushin në gjumë dhe kupton që ka përkrah çdo gjë që i nevojitet për të jetuar.

Një nënë është poezi, dashuri, jetë

Një fëmijë është zemra e një nënë që ecën rreth botës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X