Rrëfimi i nënës që humbi djalin një vjeçar: E kemi të vështirë të largohemi nga shtëpia, por akoma më të vështirë të qëndrojmë

0 0

Kassady Bingham është një blogere, e cila ndan rrugëtimin e saj të mëmësisë me gjithë nënat që e ndjekin në rrjetet sociale. Ajo është nëna e Lucës, e Milos, i cili tani i sheh nga parajsa, si dhe është në pritje të bebit të saj të tretë.

Pjesa më e dhimbshme e saj si nënë është humbja e djalit të dytë Milos, i cili u prek dy herë nga kanceri, kur ishte vetëm një vjeç. Historia e tyre ishte e dhimbshme dhe me një fund të hidhur.

Të gjitha këto, e kanë bërë blogeren e bashkëshortin e saj të marrin një vnedim të vështirë, por të nevojshëm: të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar si një familje, por ku kanë përjetuar shumë dhimbje.

Ja si e rrëfen ajo këtë vendim:

5 vjet më parë, këtë muaj, u zhvendosëm në shtëpinë tonë. Ishim vetëm një çift i porsamartuar të mbushur me lumturinë e botës, pa e ditur se çfarë do të sillnin 5 vitet e ardhshme për ne. Largimi nga kjo shtëpi na krijon ndjesi të përziera.

Është shtëpia ku solla të dy djemtë e mi pasi dolëm nga spitali ditët e para pas lindjes. Është shtëpia në të cilën kemi festuar Krishtlindjet e tyre të para. Aty ku Lucca tha “mama” për herë të parë dhe ku Milo kishte festën e tij të parë dhe të vetme të ditëlindjes.

Por është gjithashtu shtëpia e kaq shumë dhimbjeve të zemrës dhe pikëllimit. Isha në dhomën e ndenjes kur pediatri ynë telefonoi dhe më tha se diçka nuk shkonte me djalin tim të vogël Milon dhe duhej të shkonim në spital sa më shpejt.

Hodha telefonin tim në grumbullin e lodrave në dhomë pasi mora telefonatën ku mjekët më thanë se kanceri i Milos ishte përsëritur. Unë isha në dhomën tonë të gjumit duke u pëprjekur që Milo të merrte një sy gjumë pasdite, kur im shoq erdhi në shtëpi, e mori nga krahët e mia dhe e shtrëngoi atë aq fort sa lotët filluan të rridhnin nëpër fytyrën e tij dhe zemra ime u fundos, duke e ditur që ajo sëmundje e mallkuar ishte rikthyer për herë të dytë.

Dhe është shtëpia në të cilën duhet të ktheheshim pasi lamë spitalin, duar bosh pa djalin tonë.

Është e vështirë të largohesh nga ky vend, por edhe më e vështirë të qëndrosh. Ne jemi kaq të gatshëm për këtë fillim të ri dhe për të krijuar disa kujtime të lumtura në një shtëpi të re.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X