Rrëfimi i nënës me tre fëmijë që nuk ia doli të ushqente me gji asnjërin

0 1

Epo, jam në pikën që duhet ta pranoj, gjidhënia thjesht nuk është për mua dhe djemtë e mi.

Për disa arsye, unë jam vërtet e mirë në lindjen e foshnjave, por nuk mund të bëj qumësht për ta.

Mendova se këtë herë do të ishte ndryshe. Siç thonë, e treta e vërteta, apo jo?

Javën e fundit të tentativave për të ushqyer të porsalindurin tim me gji, fillova të emocionohesha. U ndjeva me shpresë kësaj here. Fëmijët më të mëdhenj më ndihmonin për t’u përqëndruar që këtë herë të bëja gjënë e duhur!

Pastaj pasi Griffin humbi 11% të peshës së tij të lindjes për 3 ditë, fillova të humbas shpresën. Nisa të përdor pompën e gjirit. Kjo më bëri të ndjehem më e shkurajuar.

Pas 2 ditësh gjidhënieje dhe pompimi çdo 2 orë, fillova të trishtohem. Izolimi nga fëmijët e mi dhe zhurma e pompës po më çmendnin.

A ishte kjo ajo që vërtet dëshiroja? A ishte kjo ajo që më duhej? Për sa kohë mund të pres të ndizet ky rubinet magjik e të dalë qumështi?

Unë dua të jem e qartë se përpjekja ime për të ushqyer me gji Griffin, nuk është për të korrigjuar “gabimin” tim të ushqyerjes së dy djemve të tjerë më formulë.

Thjesht doja ta përjetoja. Dhe e përjetova, për 6 ditë.

Unë e dua qumështin formulë. Më ka bekuar jetën sepse ushqeu bijtë e mi kur unë nuk munda. Dhe do bëjë sërish të njëjtën magji për mua, për herë të tretë.

Ushqyerja me gji nuk e përcakton mëmësinë time. As formula nuk e përcakton atë.

Lexo edhe: Jessica Alba rrëfim të sinqertë për vështirësitë e ushqyerjes me gji






  1. creación de cuenta en Binance

    Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X