Rrahin fëmijët në çerdhe, denoncohen 5 edukatore

0 0

Një rast i ri keqtrajtimi ndaj fëmijëve ka tronditur Italinë. Këtë herë ngjarja e trishtuar ndodhi në Romë, në zonën e Torrino, ku u denoncuan 5 edukatore për keqtrajtimin dhe rrahjen e fëmijëve në çerdhjen ku ata mësonin. Mësuesit kishin krijuar një regjim real të terrorit dhe fëmijët kishin frikë të shkonin në çerdhe. Prindërit e fëmijëve të keqtrajtuar kanë vërejtur shqetësimin e fëmijëve të tyre dhe kanë bërë denoncimin tek autoritetet.

Mësuesit i keqtrajtuan fëmijët fizikisht dhe psikologjikisht

Pas denoncimit të prindërve, karabinierët e Romës filluan hetimet që nxorrën në dritë fakte skandaloze. Pas ankesës, policia instaloi kamera brenda kopshtit. Nëpërmjet përgjimeve audiovizive, në grupin e mesëm, u zbulua se mësuesit i keqtrajtuan fëmijët me ngacmime fizike dhe psikologjike.

Masa e marrë për edukatoret është pezullim i së drejtës për ushtrimin e detyrës dhe e kanë të ndaluar t’i afrohen shtëpive të fëmijëve të dëmtuar.

Fëmijët jetonin në një gjendje terrori

Fëmijët e abuzuar nga edukatoret jetonin brenda çerdhes në një gjendje terrori, e cila gjithashtu ndikonte kur ata ishin jashtë. Nga filmimet doli se fëmijët jo vetëm u goditën, por edhe u mbyllën në dhoma të errëta. Ata kanë qenë pre edhe e dhunës psikologjike përmes të bërtiturave dhe qortimeve. Edukatoret në fjalë janë nga mosha 52 deri në 65 vjeç.

Lexo edhe: I thoni jo edukimit te femijes nepermjet dhunes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X