Historia e tyre është tepër e veçantë, madje mund të themi se një shtatzani e tillë ndodh në 25.000 raste. Ata janë dy fëmijë që kanë jetuar brenda së njëjtës plaçentë, e cila nuk ishte e ndarë nga membrana, ashtu siç ndodh në pothuajse të gjitha rastet e shtatzanive binjake.
Por edhe kjo shtatzani kishte rreziqet e saj!
Hayley, nëna e foshnjave binjake Rowan dhe Blake, ka jetuar gjatë muajve të shtatzanisë me frikën dhe ankthin se nga momenti në moment kordonët e tyre ombelikalë do të ngatërroheshin me njëri-tjetrin dhe do të rrotulloheshin edhe në qafën e bebeve. Diçka e tillë do të provokonte asfiksi dhe për pasojë vdekjen e fëmijëve.
Gjithçka u kthye në një histori të mrekullueshme!
Për shkak të rrezikut nëna i nënshtrohej një ekografie çdo 15 dite, e ndërsa shkonte tek mjeku vërente një detaj shumë të veçantë! Rowan dhe Blake, binjakët që mbante në barkun e saj, kapeshin për dore dhe përkëdhelnin njëri-tjetrin.
“Sa herë që i shikonin nëpërmjet ekranit vërenim se ata qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit dhe ishin të mbështetur sipër njëri-tjetrit. Në çdo kontroll dukeshin se ishin mirë”, shprehet nëna e vogëlushëve.
Pas këtij kalvari të gjatë ankthi dhe dashurie, erdhi momenti që fëmijët të vinin në jetë me anën e një operacioni çezarian, dhe pas disa problemeve të vogla me frymëmarrjen u kthyen në shtëpi me prindërit. Ata vazhdojnë të kenë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin dhe të gëzojnë shëndet të mirë.
Lexoni edhe: Histori personale: Si e humba nje nga binjaket e mi?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu