Role mishi me arra

0 0

Përbërësit për 4 persona
• 4 fileto vici mesatare;
• 500 gr mish të grirë;
• 20 kokrra arra;
• 1 kokërr qepë;
• 1 kokërr domate;
• 1 karrotë;
• Arrë moskat;
• Piper i zi i bluar;
• Kripë;
• Vaj ulliri.

Përgatitja
• Marrim filetot e mishit dhe i rrahim derisa të bëhen të holla. Më pas i kriposim dhe i lemë të pushojnë.
• Hedhim në një tigan vajin dhe skuqim pak qepën, të cilën e kemi grirë shumë imët.
• Presin në copa shumë të vogla domaten, grijmë shumë hollë karrotën.
• Shtojmë fillimisht në tigan karrotën dhe pasi i kemi skuqur pak bashkë me qepën, shtojmë edhe mishin e grirë. Në fund domaten, pasi mishi të jetë skuqur disi.
• Rregullojmë me kripë, piper dhe shumë pak arrë moskat. E lejmë te ziejë mjaftueshëm, dhe shtojmë nga pak ujë (me lugë) nëse është e nevojshme.
• Pasi mishi ka zier, duhet të mbetet pa lëng fare. Në këtë pikë shtojmë arrat e grira shumë imët.
• Vendosim sipër tavolinës filetot e mishit dhe hedhim në qendër të tyre 2 lugë nga mishi i grirë.
• E mbështjellim në formë roleje dhe e kapim nëpër cepat e nevojshëm me kunja dhëmbësh, kështu mbushja nuk do të dalë jashtë.
• Pjesën e mbetur të mishit të grirë e hedhim sipër roleve që kemi vendosur në tepsi.
• E pjekim derisa të jetë e nevojshme për fileton, në temperaturë 200 gradë.

Mund te shoqerohet me patate furre.

Foto burimi: ikub






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X