Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Linda Halimi është përfolur shpesh në media për suksesin e saj në tregun ndërkombëtar të muzikës, për humbjen drastike në peshë, për marrëdhënien me bashkëshortin, por ka ditur të ruajë më së miri për 9 muaj faktin se ishte shtatzanë.
Lajmi është bërë i ditur vetëm pak javë më parë, kur ajo solli në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e ka quajtur Kaimana. Që atëherë, shumë pak gjëra ka bërë publike këngëtarja dhe një ndër to është forma e saj perfekte fizike pas lindjes.
Linda nuk ka pritur gjatë për t’ju rikthyer fuqishëm muzikës dhe këtë e ka treguar përmes një fotoje. E veçanta këtë herë është se në projektet muzikore e shoqëron edhe voglëushja disa javëshe. Linda shkruan mbi foto se është vajza e para që dëgjon këngët e reja të saj.
https://www.instagram.com/p/Bwaa7HchYjc/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu