Rezart Veleshnja flet për sëmundjen e rëndë të së ëmës: Gëzimi që kam ma lejon këtë

0 0

Aktori i humorit Rezart Veleshnja njihet pikërisht për mënyrën e tij të këndshme të të bërit batuta që shkaktojnë të qeshura në radhët e ndjekësve dhe fansave të tij. Por sot, ndryshe nga çdo herë tjetër, ai ka përdorur Instagramin për të bërë një postim serioz, që nuk ka aspak lidhje me profilin që ka shpërfaqur deri më sot në publik.

Rezarti ka ndarë me ndjekësit e tij një histori të dhimbshme që lidhet me një sëmundje të rëndë që ka kaluar nëna e tij. Bëhet fjalë për kancerin e gjirit dhe duke qenë në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, duam t’ju rikujtojmë të gjithave të bëni ekzaminimet e nevojshme, mamografi, eko e konsulta.

Postimi i Rezart Veleshnjës:

“Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund të duket pak e çuditshme, por gëzimi që kam, ma lejon këtë! Pas një lufte me kancerin e gjirit që nëna ime kaloi, arrita të kuptoj se jakat e bardha shqiptare janë më të aftët në botë, jam krenar për kirurgët shqiptarë. Ky është Helidon Nina, një nga kirurgët më të mirë, i cili shpëtoi edhe jetën e nënës sime! Të jam mirënjohës! Zoti të bekoftë ty edhe familjen tënde! (flm QSUT)”, – shkruan Rezart Veleshnja.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X