Reperi i famshëm zemëron gjithë feministët në botë: E çoj vajzën çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj

0 0

Nëse mendoni se koncepti i virgjërisë është kaq i kometuar vetëm në Shqipëri, apo në familjet më fanatike, gaboheni.

Një nga reperët më të njohur në SHBA T.I., i cili po punon së fundmi me Cardi B ka dhënë një deklaratë që ka “shokuar” femrat dhe feministët në të gjithë botën.

Reperi amerikan, i cili ka një pasuri të konsiderueshme, ka punuar më parë si aktor dhe prezantues në teleivizion ka treguar se e shoqëron çdo vit vajzën e tij  18-vjeçare Deyjah Harris në një analizë gjinekologjike çdo vit, që himeni i saj (pra virgjëria) të kontrollohet – një praktikë kjo  e dënuar si “poshtëruese dhe traumatike ”nga Organizata Botërore e Shëndetit.

I pyetur në lidhje me edukimin seksual të fëmijëve të tij, reperi tha: Jo vetëm që kemi biseduar për seksin, por ne zhvillojmë vizitat vjetore tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj, Po unë shkoj me të dhe në ditëlindjen e saj të 18-të, himeni është ende i paprekur”.

Ndërsa kur mjeku i ka thënë se himeni i një gruaje mund të prishet edhe jashtë veprimtarisë seksuale, ai ka theksuar se ajo nuk bën asgjë që mund ta rrezikojë.”Ata më thonë që ka mënyra të tjera përveç seksit që himeni mund të prishet si hipja në biçikletë, atletika, kalërimi apo  forma të tjera të veprimtarisë fizike atletike ‘. Kështu që unë them, ‘Shikoni, ajo nuk do të hipë në kuaj, ajo nuk do të hipë në biçikletë, nuk do të luajë sport. Vetëm kontrolloni himenin, ju lutem, dhe më jepni rezultatet e mia në mënyrë të shpejtë. ” Madje ai ka thënë se e detyron vajzën të firmosë që mjeku t’i japë përgjigjen e saktë të atit.

Në vitin 2018, testet e virgjërisë si këto u dënuan nga tre agjenci të Kombeve të Bashkuara: Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të drejtat e njeriut të KB dhe gratë e KB. Një deklaratë ku thuhet: “Kjo praktikë e panevojshme mjekësore dhe shpesh herë e dhimbshme, poshtëruese dhe traumatike duhet të përfundojë … OBSH thotë se nuk ka prova që asnjëra nga metoda mund të dëshmojë nëse një grua ose një vajzë ka pasur marrëdhënie vaginale apo jo.”

Muajin e kaluar, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të Shtetit në Neë York përshkroi testet si “një sulm ndaj grave të reja pa bazë shkencore ose mjekësore”.

Në mesin e qindra postimeve të ashpra që kanë reaguar kundër  komenteve të reperit, organizata jofitimprurëse e shëndetit seksual Parenthood ka thënë: “Reperi duhet ta dijë se virgjëria është një konstruksion shoqëror dhe nuk ka asnjë lidhje me himenin “.

Vajza e reperit ka pëlqyer shumë nga komentet që e dënonin babanë e saj dhe sjelljen e tij.

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X