Renia ne peshe e te porsalindurit, kur eshte normale?

0 0

Cfarë është rënia fiziologjike e peshës së bebes?

Ky është një fenomen shumë normal që nuk duhet të frikësojë prindërit. Pra është normale që fëmija pas lindjes të humbë peshë, gjë e cila do të normalizohet brenda disa ditëve.

Përse ndodh kjo?

Kjo rënie në peshë, ditën e 3-të të lindjes mund të shkojë deri në 10% të peshës së lindjes, për të bërë që i porsalinduri të fitojë sërish peshë rreth ditës së 4-6. Kjo ndodh pasi organizmi i tij fillon të mësohet me jetën jashtë barkut të nënës, pra arrin njëfarë ekuilibri. Pasha e lindjes rifitohet në ditën e 10-të, dhe më pas fëmija do të ketë një rritje konstante, duke fituar nga 50-160 gr në javë. Fëmijët prematurë humbin më shumë peshë, duke bërë që 10% të zgjatë deri në 1 muaj. Nëse kjo vlerë kalohet, mjeku mund të kërkojë arsyet, të cilat lidhen kryesisht me ushqyerjen me gji.

Faktorët që e shkaktojnë këtë rënie nga pesha mund të jenë:

Marrja jo në masat e duhura të elementëve ushqyes nëpërmjet gjidhënies, qumështi pasardhës (ai që vjen pas kulloshtrës) vjen pas 3 ditësh dhe kulloshtra nuk i siguron fëmijës shumë element ushqyes por antikorpe, humbja e lëngjeve nëpërmjet urinës dhe feceve të para (mekoniumit), lëngje të cilat kulloshtra nuk është në gjendje t’i zëvendësojë, pra bebja humb më shumë se pi.

Sa herë duhet të peshohet fëmija?

Gjatë muajit të parë të jetës ai duhet të peshohet çdo javë. Nëse fëmija do të ushqehet me gji, fitimi në peshë do të jetë më i ngadaltë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X