Rendesia e te menduarit pozitivisht

0 0

Pas lindjes së fëmijës është shumë e rëndësishme që nëna të mendojë pozitivisht, edhe pse në shumë raste do të ketë momente nervozizmi. Kjo është shumë e rëndësishme pasi rreziku për të zhvilluar ndjenja negative është shumë pranë. Ekspertët theksojnë se këto mendime negative që nëna mund të ketë mund të nxisin depresionin, për këtë arsye nëna duhet të përpiqet t’i largojë ato menjëherë.

Si mund ta bëjmë këtë?

Sipas Luca Pozzi, një psikolog i “Medical Center” në Londër, gruaja duhet të pëpiqet të largojë nga mendja e saj të gjitha mendimet që lidhen me diçka apo një person negativ. Është shumë e rëndësishme ta bëni këtë pasi tashmë keni një fëmijë të vogël që varet vetëm nga ju.

Kuptoni shkakun e mendimeve negative

Psikologu ju këshillon të pyesni veten se cila është origjina e këtyre mendimeve negative. Nëna duhet të pyesë veten nëse është duke e kuptuar keq situatën apo nëse është vërtet shqetësuese sepse shpesh është frika që ne kemi ndaj diçkaje që na bën të keqkuptojmë një veprim të caktuar. Në këtë moment të vepruarit do të bëhej më e thjeshtë.

Psikologu e konsideron si strategji kundër mendimeve negative edhe “mindfulness”, që përkon me të liruarin e mendjes nëpërmjet ushtrimeve. Si arrihet kjo? Duke u përqëndruar tek e tashmja dhe ajo që është duke ndodhur, në atë çfarë ju rrethon, duke e përqëndruar mendjen tuaj tek fëmija, në detajet e fytyrës së tij, tek bukuria dhe ëmbëlsia e tij, pra të mblidhni të gjitha detajet pozitive të së tashmes, duke mos menduar për të shkruarën, e cila është shpesh e mbushur me ndjenja faji të cilat shpesh nuk kanë lidhje me mëmësinë.

Disa zakone të mira

Ju duhet të filloni të mendoni vetëm pozitivisht. Pse duhet të mendoni se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të keni qumësht mjaftueshëm kur mund të mendoni se çfarë do të ndodhë nëse do të prodhoni sa më shumë qumësht për fëmijën tuaj. Pra ju nuk duhet t’i krijoni ankth vetes tuaj por t’i jepni besim.

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X