Pas lindjes së fëmijës është shumë i rëndësishëm solidariteti mes nënave, veçanërisht në disa raste specifike.
Ja përse është e rëndësishme të keni mike të cilat kanë një fëmijë.
Kur ke një të porsalindur
Të gjitha ato këshilla që mund të japin kur nuk i kërkon, të gjithë frustrimin që ndien dhe mërzinë apo lodhjen, kënaqësinë e jetës së re, të gjitha këto mund t’i ndash me miken tënde që është gjithashtu nënë e cila mund të japë këshillën e duhur në çdo moment.
Kur ke një të porsalindur dhe një fëmijë tjetër
Ju do të ushqeni në gji, do të kujdeseni për të voglin, do të kujdeseni për të madhin dhe shpesh do të duket se nuk je duke u kujdesur në mënyrën e duhur për asnjërin prej tyre. Në këtë moment mikja jote mund ta bëjë situatën më pak dramatike nga sa duhet.
Magjia e lojës
Ndërsa ju bisedoni me miken tuaj në lidhje me të gjitha temat që ju bëjnë të ndiheni mirë, fëmijët mund të luajnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin. Miqësia e tyre mund të forcohet me kalimin e kohës.
Atje ku nuk arrin nëna mund të arrijë mikja e mamit
Në momentin që fëmija mund të jetë sëmurë dhe ju mund të jeni e lodhur ajo mund t’ju vijë në ndihmë, bashkë me eksperiencën e saj. Edhe nëse fëmija nuk arrin të shprehet mjaftueshëm me ju apo edhe në çdo situatë tjetër ajo mund t’ju vijë në ndihmë.
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu