X

Kryesore

Rëndësia e jodit para dhe pas shtatzanisë

Sipas Euthyroid, një grup kërkimor i financuar nga Bashkimi Europian, gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë me gji duhet të marrin më shumë jod, që është shpesh i pamjaftueshëm në dietat e tyre të përditshme. Edhe një mangësi e lehtë, në fakt, i vë fëmijët në rrezik të kompromentojnë funksionin neuro-njohës me një reduktim në koefiçientin e inteligjencës. Sipas anketës, 50% e të porsalindurve janë të ekspozuar ndaj mangësive të lehta të jodit dhe janë në rrezik të kufizimeve njohëse për shkak të mungesës së jodit gjatë shtatzanisë.

Edhe para shtatzanisë

Duhet të sigurohet marrja adekuate e jodit para fillimit të shtatzënisë, dhe më pas duhet të shtohet me përdorimin e shtojcave gjatë shtatzënisë. Përmbajtja më e lartë e jodit gjendet në ushqimet me origjinë detare, për shembull, te peshku, duke kaluar në ushqime të tjera si qumështi ose veza.

Ndihmon fertilitetin

Një studim i kohëve të fundit nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan ka treguar gjithashtu se konsumi i peshkut gjithashtu mund të rrisë shanset e konceptimit. Studiuesit kanë gjurmuar zakonet e ushqyerjes e 500 çifteve të cilët ishin duke u përpjekur që të kenë një fëmijë dhe kanë gjetur se ata që hanin peshk më shumë se dy herë në javë, nuk mund të kishin shanse për shtatzani më të shpejtë: 92% kishin ngelur shtatzënë pas një viti, ndërsa përqindja bie në 79% për çiftet që konsumojnë më pak. Çiftet që kishin konsumuar më shumë peshk thanë se kishin marrëdhënie seksuale më të shpeshta.

Ta dini!

Peshku ka nivele të larta të jodit, të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe sistemin nervor të fetusit. Konsumi i mjaftueshëm i jodit rezulton me një koefiçient inteligjence më të lartë dhe një zhvillim më të mirë të shikimit ndërmjet moshës 3 dhe 4 vjeç.

Lexo edhe: Mungesa e jodit ne shtatzani, efekte negative tek fetusi

Comments

comments

Loading...
Me shume ne: Gjate shtatzanise, Nje guide e pergjithshme
komunikimi i femijes me shenja, gjuha e shenjave, komunikimi me femijen
Shenjat që ndihmojnë komunikimin e hershëm të fëmijës

Çdo prind i një fëmije të vogël që ende nuk ka mësuar të flasë e ka dëgjuar termin "gjuha e...

Close