Rekord botëror/ Gruaja lind binjake në moshën 74-vjeçare

0 0

Nëse pas shumë përpjekjeve jeni dorëzuar dhe keni hequr dorë nga dëshira për t’u bërë nënë atëherë ditën e sotme do të merrni lajmin që do t’ju ndryshojë idetë tuaja.

Një grua 74-vjeçare nga India ka arritur të bëhet nënë në këtë moshë duke linndur binjakë me fertilizimin In Vitro.

Ajo është bërë kështu nëna më e vjetër në botë pasi ka lindur dy vajza të shëndetshme me bashkëshortin e saj Raja Rao, 78 vjeç.

Erramatti Mangayamma nga shteti Andhra Pradesh i Indisë, mbeti shtatzënë pasi iu nënshtrua fertilizimit invitro dhe ka treguar se mori këtë vendim pasi dëgjoi për një komshijen e saj që u bë nënë në moshën 55-vjeçare.

Erramatti, e cila thotë se ajo kaloi në menopauzë 30 vjet më parë, besohet se ka kapërcyer rekordin aktual për nënën më të vjetër, të mbajtur më parë nga Maria del Carmen Bousada de Lara.

Klinika e fertilizimit In Vitro në qytetin Guntur ka paguar pjesën më të madhe të procedurës pasi e ka quajtur këtë një arritje të madhe historike.

Gruaja ka qëndruar në spital duke u monitoruar për të gjithë nëntë muajt e shtatzënisë.

Erramatti tha: “Unë nuk mund ta shpreh atë që ndiej me fjalë. Këto foshnja më në fund më plotësojnë. Pritja ime prej gjashtë dekadash tani ka marrë fund dhe askush nuk mund të më quajë “shterpë”.

Rekordi për nënën më të vjetër në botë mbahej më parë nga  Maria del Carmen Bousada de Lara e cila lindi kur ishte 66 vjeç.

Djemtë e saj binjakë, Christian dhe Pau, arritën para kohe në dhjetor 2006.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X