Pasi keni sjellë në jetë fëmijën tuaj duhet të paraqiteni pranë zyrës së Gjendjes Civile në mënyrë që të mund të përfundoni regjistrimin e tij, proçedurë e cila është e detyrueshme për të gjithë.
Rregullat e përgjithshme
Fëmija duhet të regjistrohet brenda afatit dhe nëse ndodh kështu prindërit nuk paguajnë asnjë tarifë. Ky afat është 45 ditë pas lindjes.
Nëse ndodh e kundërta prindërit paguajnë:
- Shpenzimet gjyqësore;
- Avokatin (nëse marrin një të tillë);
- Gjobën prej 200.000 lekësh të vjetra pranë zyrave të Gjendjes Civile përkatëse.
Cilët janë personat që mund të regjistrojnë fëmijën?
- Prindërit;
- Pjesëtarët e familjes në moshë madhore;
- Përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët;
- Në pamundësi ose në mungesë të një nga personave të sipërpërmendur, mund ta bëjë këtë dikusht tjetër që vërteton lindjen.
Ku mund të kryhet rregjistrimi?
- Pranë zyrës së Gjendjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit;
- Pranë zyrës së Gjendjes civile ku ka ndodhur lindja.
Cilat janë dokumentat e domosdoshme?
Prindërit apo personi tjetër që shkon për të regjistruar fëmijën duhet të ketë me vete çertefikatën e asistencës së lindjes së lëshuar nga institucioni ku ka ndodhur lindja. Ajo vërteton lindjen si fakt, kohën, vendin, gjininë e fëmijës si edhe mëmësinë.
Pas regjistrimit
- Nëse prindërit janë të martuar fëmija merr automatikisht mbiemrin e përbashkët të prindërve, ose të babait nëse nëna ka mbajtur mbiemrin e saj pas celebrimit.
- Nëse prindërit nuk janë të celebruar, fëmija merr mbiemrin e vajzërisë së nënës, dhe në momentin që babai e njeh atë mund të marrë mbiemrin e tij.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu