Recetë për vogëlushët (+2 vjeç) : Muffins me salmon dhe patate të ëmbla

Bëjeni vogëlushin tuaj të hajë peshk duke i përgatitur këto muffins me salmon dhe patate të ëmla që janë një burim i shkëlqyer i Omega-3.




0 0

Janë të lehta për t’u përgatitur dhe ideale për fëmijën, nëse keni vendosur ta mbani në gji deri në 2 vjeç.

Përbërësit:

  • Vaj, për yndyrë;
  • 1 salmon i tymosur lehtë, I prerë në fileto;
  • 1 patate e vogël e ëmbël, e qëruar dhe e prerë në kube 1cm (rreth 125g);
  • 4 vezë;
  • disa qepujka të prera.

Ndizni furrën në 200 gradë dhe merrni një tepsi ku të vendosni gjashtë forma për muffins. Në anën tjetër merrni salmonin në një tavë dhe vendoseni të gatuget në furrë për 10 minuta. Lëreni të ftohet sa duhet, pastaj hiqini halat dhe lëkurën.

Ndërkohë, vendoseni pataten e ëmbël në një avullore mbi ujë të valë dhe lëreni për 8-10 minuta ose derisa të zbutet. Hiqeni dhe lëreni të thahet.

Rrihni vezët me pak piper të zi dhe qepujkat. Përziejini me salmonin dhe me patatet dhe vendoseni masën e përzier në tepsinë me format e muffins.  Piqeni për 10-12 minuta derisa të piqen vezët. Fikeni dhe lëreni për një minutë ose dy dhe pastaj përdorni një thikë për të hequr me kujdes muffins.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pure me krem Milupa, patate...

Me rritjen e bebit, shtohet edhe lista e ushqimeve që dalëngadalë futen në dietën e tij. Tashmë që vogëlushët tuaj kanë arritur muajin e shtatë, mund t'i jepni patate të...

Pure me krem Milupa, karotë...

Në muajin e shtatë, karota dhe lulelakra mund të përdoren në gatimet e voglëlushëve tuaj, të kombinuara edhe me njëra-tjetrën. Këtu do të gjeni një recetë se si të përgatisni...

Pure me krem, mollë dhe...

Përkëdhelini vogëlushët tuaj me një pure të shëndetshme, të përgatitur thjesht dhe me pak ingridientë. Është pikërisht koha kur shijuesit e vegjël kanë dëshirë të provojnë shije të reja dhe...

Lëngu i karotës, kur mund...

Karotat janë një ushqim i parë mjaft i mirë për foshnjat për shkak të vlerave ushqyese, shijes dhe strukturës. Shumica e foshnjave pëlqejnë edhe shijen, sepse kanë një preferencë natyrale...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X