Recete per femije +8 muajsh (pure me patate te embla dhe fasule)

0 0

Pasi bebet tuaja kanë filluar të mësohen pak me ushqimet e ngurta ju mund të filloni t’i kombinoni frutat dhe perimet që ata konsumojnë duke bërë pure me 2 ose 3 përbërës. Për këtë pure kemi zgjedhur një kombinim paksa të pazakontë por shumë të shijshëm dhe shumë të ushqyeshëm.

Përbërësit:

⦁ 2 patate të ëmbla;
⦁ 100 gr fasule të bardha;
⦁ 1 shkop kanelle.

Përgatitja:

1. Si fllim ngrohni furrën në 200 gradë.
2. Më pas mbështillni patatet me letër alumini dhe i fusni në furrë për 40 minuta.
3. Në një tenxhere me ujë, zieni fasulet dhe shkopin e kanellës.
4. Pasi e keni lënë për 5 minuta shkopin e kanellës së bashku me fasulet, e hiqni nga ena dhe i lini fasulet të ziejnë të zbuten aq sa nevojiten.
5. Pastaj i kulloni fasulet por ndërkohë mbani pak nga uji i gatimit.
6. Pasi patatet janë bërë, i lini paksa të ftohen dhe u qëroni lëkurën e tyre.
7. I kaloni patatet në blender së bashku me fasulet dhe 1/3 e shkopit të kanellës.
8. Shtoni pak nga uji i gatimit për t’i dhënë puresë një trajtë më kremoze.

E përshtatshme për bebe +8 muajsh.

Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje. 

Lexoni dhe: Pure me spinaq, patate dhe te verdhe veze 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X