Recete gatimi per femije +7 muajsh (Pure me panxhar, manaferra, molle dhe mente)

0 0
Kjo pure do të ishte një zgjedhje fantastike për darkën e bebeve tuaj. Pamja e saj fantastike, nga ngjyra e kuqe e panxharit, do të stimulojë, tërheqë vizualisht vogëlushin tuaj duke e bërë atë të dojë ta provojë. E pasi ta ketë provuar do të ngelet i mahnitur nga ëmbëlsia e manaferrave dhe mollës si dhe nga freskia e mentes. Por pamja estetike dhe shija nuk janë të vetmet elementë që kjo pure ofron. Lëndët e saja ushqyese si fibrat, kalçiumi, kaliumi dhe antioksidantët janë të  nevojshme për zhvillimin normal të bebit tuaj.
  Përbërësit:
· 1 panxhar i kuq;
· 1 filxhan me manaferra;
· ½ kokërr mollë;
· 4 gjethe mente.
Përgatitja:
1. Filloni të qëroni dhe të prisni në copa-copa panxharin dhe mollën.
2. Më pas prisni hollë-hollë gjethet e mentes.
3. Piqini në avull ose i zieni përbërësit deri sa panxhari të jetë zbutur.
4. Pas kësaj i lini përbërësit të ftohen paksa përpara se t’i kaloni në blender.
5. Pastaj i kaloni përbërësit në blender për 90 sekonda duke shtuar edhe gjethet e mentes.
6. Në fund, shtoni pak nga pak nga uji i gatimit dhe vazhdoni t’i bëni pure deri sa të arrini trashësinë (dëndësinë) e dëshiruar.
Kjo pure është e përshtatshme për bebe +7 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X