Recetë gatimi per bebe +8 muajsh (Pure me kumbulla, boronica dhe spinaq)

0 1

Lëndët ushqyese që përmban kjo pure janë të shumta, dhe për më tepër janë të përqëndruara në sasi të konsiderueshme.
Disa nga lëndët kryesore ushqyese janë: vitamina A, B2, B6, C, E dhe K, hekuri, proteinat, kaliumi, fibrat, omega -3 dhe antioksidantë. Përveç gjithë këtyre lëndëve ushqyese kjo pure ndihmon në lidhje me konstipacionin, lufton sëmundjet e zemrës dhe kancerin, e gjithashtu ndihmon për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Duke konsumuar këtë pure vogëlushi juaj do të bëhet më i shëndetshëm nga dita në ditë.

Përbërësit:

⦁ 4 kumbulla;
⦁ 100 gr me boronica;
⦁ Një dorë me spinaq gjethevogël;
⦁ ¼ filxhani qumësht gjiri ose formule.

Përgatitja:

1. Si fillim kumbullave u hiqni farat dhe i prisni në copa copa.
2. Më pas i hidhni kumbullat në një tenxhere me uji dhe i zieni në temperaturë mesatare për 5 minuta.
3. Pastaj shtoni boronicat dhe spinaqin sipër kumbullave por mos i përzieni.
4. Pas kësaj mbulojini dhe i lini te ziejne për 3 minuta të tjera   .
5. Pasi përbërësit të jenë ftohur mjaftueshëm i kaloni në blender për 30 sekonda.
6. Në fund shtoni qumështin dhe i bëni së bashku pure për 30 sekonda të tjera.

Kjo recetë gatimi është e përshtatshme për bebe +8 muajsh
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.

Lexoni dhe: Recete per bebe +6muajsh (Pure me tershere, avokado dhe spinaq)






  1. Ela Ergi Jahja

    😍

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pure me krem Milupa, patate...

Me rritjen e bebit, shtohet edhe lista e ushqimeve që dalëngadalë futen në dietën e tij. Tashmë që vogëlushët tuaj kanë arritur muajin e shtatë, mund t'i jepni patate të...

Pure me krem Milupa, karotë...

Në muajin e shtatë, karota dhe lulelakra mund të përdoren në gatimet e voglëlushëve tuaj, të kombinuara edhe me njëra-tjetrën. Këtu do të gjeni një recetë se si të përgatisni...

Pure me krem, mollë dhe...

Përkëdhelini vogëlushët tuaj me një pure të shëndetshme, të përgatitur thjesht dhe me pak ingridientë. Është pikërisht koha kur shijuesit e vegjël kanë dëshirë të provojnë shije të reja dhe...

Lëngu i karotës, kur mund...

Karotat janë një ushqim i parë mjaft i mirë për foshnjat për shkak të vlerave ushqyese, shijes dhe strukturës. Shumica e foshnjave pëlqejnë edhe shijen, sepse kanë një preferencë natyrale...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X