Recetë gatimi per bebe +8 muajsh ( pure me dardhë, banane dhe kos)

0 0

Dardha është një nga ushqimet e para që doktorët rekomandojnë më shpesh pasi ka shumë pak mundësi të shkaktojë alergji. Dardha u pelqen shumë bebeve pasi është e ëmbël. Ajo është e pasur me sheqerna të thjeshta dhe fibra, kështu që është shumë e mirë për sistemin tretës dhe ndihmon në lidhje me konstipacionin. Ka shumë mënyra se si mund t’ja shërbeni vogëlushit tuaj dardhën, por e preferuara ime është kjo:

Përbërësit:

· 2 dardha të prera në copa-copa;
· 1 banane;
· ¼ filxhani me kos.

1. E piqni në avull ose e zieni dardhën deri sa të zbutet.
2. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
3. Kalojeni në blender së bashku me bananen.
4. Shtoni pak nga pak kosin duke u kujdesur që përbërja të mos hollohet shumë.

Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Koha e gatimit është 3 minuta.
E këshillueshme për bebe +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.

Lexoni dhe: Gatim per bebe +6 majsh (Pure me luleshtrydhe dhe dardhe te pjekura ne furre)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X