Recetat me te mira per beben tuaj

0 0

Deri në muajin e 6 të jetës për fëmijën do të ishte mëse e mjaftueshme të ushqehej me qumësht gjiri apo formule dhe më pas mund të fillohen dalëngadalë edhe ushqimet e ngurta. Megjithatë në disa raste mjeku mund të vendosë dhe të fillohet ushqimi më përpara, pra e rëndësishme është të mos e filloni pa aprovimin e tij.

Cilat janë disa nga recetat më të mira të bebes?

Nga muaji i 7

  • Pure me dardhë dhe manaferra të kuqe. I grijmë bashkë dhe mund të ruajmë në ngrirje purenë në vazo qelqi të mbyllur hermetikisht nga 3 ditë deri në 1 muaj.

  • Pure me patate (të zier dhe prerë në copa), bizele dhe kunguj. I frulojmë dhe japim fëmijës. Mund ta ruajmë në ngrirje nga 4 ditë deri në 1 muaj.

  • Banana, mollë, miell tërshëre për fëmijë dhe qumësht gjiri apo formule. I grijmë dhe ruajmë në ngrirje nga 4 ditë deri në 1 muaj. Një alternativë shumë e mirë për mëngjesin e fëmijës.

Nga muaji i 9

  • Pure me patate, bishtaja, pulë, qumësht gjiri apo formule. I grijmë dhe mund t’i ruajmë deri në një muaj.

  • Avokado, boronicë, mango, qumësht gjiri apo formule. Mund të ruhet në ngrirje nga 3 ditë deri në 1 muaj.

  • Mollë, karrotë e zier, mango, qumësht gjiri apo formule. Pasi i kemi fruluar mund t’i ruajmë në ngrirje nga 3 ditë në 1 muaj.

Nga muaji i 11

  • Spinaq, bizele, dardhë, kivi, qumësht gjiri apo formule. Purenë e ruajmë në ngrirje nga 3 ditë deri në 1 muaj.

  • Patate e ëmbël, fasule të bardha, karrota, qumësht gjiri apo formule. Pureja mund të ruhet në ngrirje nga 4 ditë në 1 muaj.

  • Patate, bishtaja, kale (perime me gjethe jeshile), qumësht gjiri apo formule. Ruhet në ngrirje deri në 1 muaj.

Bëni më të mirën për fëmijën tuaj. E ushqeni gjithmonë me fruta, perime, mish, peshk të freskët!

Lexoni edhe: Si te pergatisim lengun  e supes? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X