Receta per grate shtatzena

0 0

Ushqyerja në shtatzani duhet të jetë e shëndetshme dhe tepër e ekuilibruar, pa e tepruar me sheqernat dhe yndyrat dhe mbi të gjitha duke mos e tepruar me sasinë. Ajo duhet të përfshijë pak nga të gjitha dhe në vecanti proteinat dhe karbohidratet, shumë fruta dhe perime si edhe ushqime të pasura me acid folik. Nuk duhet të kapërceni asnjëherë vaktet, sidomos mëngjesin dhe ndërmjet-vaktet. Hani qetë dhe ngadalë.

Si duhet të ushqehemi në shtatzani

Një alternativë mund të jetë një mëngjes i përbërë nga qumështi, lëngu i frutave shoqëruar me feta buke të thekura ose drithëra. Para drekës mund të konsumoni një kek ose disa biskota të përgatitura në shtëpi dhe pasdite fruta të freskëta ose të thata.

Recetë për drekën

Në drekë mund të konsumoni 80 gr makarona me perime, të rregulluara me domate. Mund të përdorni edhe makarona të shoqëruara me salce të përgatitur nga domatet, bajamet, ullinjtë e zinj si edhe acuget (tip peshku i familjes së sardeles). E gjeni në çdo dyqan peshku. Edhe rizoto është një alternativë shumë e mirë. Ajo mund të jetë e përgatitur me perime si: kungujt, patëllxhanët, thjerrëzat etj.

Recetë për darkën

Në darkë mund të konsumoni gjoks pule të përgatitur me qumësht. Është shumë e thjeshtë mjafton ta lyeni mishin me miell ta vendosni në një tigan me pak gjalpë dhe më pas ta lini të gatuhet në qumësht. Në fund e rregulloni me erëza. Mund të konsumoni edhe peshk  të pjekur në avull. Nëse në darkë do të konsumoni gjizën mund ta përgatisni apo shoqëroni me perime të pjekura. Një kombinim i mirë do të ishte shoqërimi me speca.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X