Realiteti i trishtë, shumica e vdekjeve të nënave mund të parandalohen

0 0

 

Pavarësisht se është një forcë udhëheqëse në botë, kur bëhet fjalë për normat e vdekshmërisë amtare, SHBA-të kanë normat më të larta nga të gjitha vendet e industrializuara. Gjithashtu vlen të përmendet, shumica e këtyre vdekjeve të lidhura me shtatzëninë janë të parandalueshme, sipas një njoftimi për shtyp nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Vdekjet e lidhura me shtatzëninë ndodhin para, gjatë dhe deri në një vit pas lindjes së një gruaje. Janë 700 vdekje të nënave për shkak të shtatzënisë çdo vit në SHBA. Gati 31 për qind ndodhin gjatë shtatzënisë, 36 për qind ndodhin gjatë lindjes ose javën pas dhe 33 për qind ndodhin një javë deri në një vit pas lindjes. Por pa marrë parasysh se kur ndodhin, tre në pesë prej vdekjeve mund të parandalohen.

Gjetjet janë pjesë e një analize të CDC të të dhënave kombëtare mbi vdekshmërinë e shtatëzënisë nga viti 2011 deri 2015 dhe të dhënat e detajuara nga 2013 në 2017 nga 13 komitete të rishikimit të vdekshmërisë së nënave. Në përgjithësi, sëmundjet e zemrës dhe goditja shkaktuan më shumë se 34 për qind të vdekjeve të lidhura me shtatzëninë dhe shkaqe të tjera përfshinin infeksione dhe gjakderdhje të rëndë. Shkaqet kryesore të vdekjes ndryshonin nga koha e vdekjes pas shtatzënisë.

“Analiza jonë e re nënvizon nevojën për qasje në shërbime cilësore, ndërgjegjësim mbi rrezikun dhe diagnozë të hershme, por gjithashtu thekson mundësitë për parandalimin e vdekjeve të ardhshme lidhur me shtatzëninë”, thotë Wanda Barfield, MD, MPH, FAAP dhe drejtore e ndarjes së shëndetit riprodhues në Qendrën Kombëtare të CDC për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike dhe Promovimin e Shëndetit.

“Duke identifikuar dhe duke iu përgjigjur menjëherë shenjave paralajmëruese jo vetëm gjatë shtatëzanisë, por edhe deri në një vit pas lindjes, ne mund të shpëtojmë jetë.”

Lexo edhe: Vdekjet e nenave gjate dhe pas lindjes, arsyet

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X