Në datën 14 të këtij muaji, pritja e ëmbël e Sra Hoxhës mori fund dhe ajo bashkë me partnerin Ledri Vula u bënë për herë të parë prindër. Çifti shumë i përfolur së fundmi mirëpirtën vajzën e tyre, të cilën e quajtën Poem Blu.
Pas lindjes ata kanë ndarë edhe foto të vogëlushes, të cilat gjithashtu kanë marrë shumë vëmendje në rrjet.
Por përveç Sarës dhe Ledrit, ardhjen e saj në jetë e kanë pritur me padurim edhe prindërit e reperit, Xheraldina dhe Agron Vula.
Madje gjyshi i vogëlushes, pra babai i Ledrit ka marrë surprizën më të bukur nga televizioni “RTV 21”, ku ai punon si regjisor. Gjatë xhirimeve të një emisioni me këngë folklorike kanë kënduar enkas për lindjen e Poemës. I ati i Ledrit duket shumë i lumtur dhe fillon të kërcejë, pa e fshehur gëzimin e të bërit gjysh.
Prindërit e Ledrit prej kohësh kishin shprehur dëshirën që të bëheshin gjyshër dhe i biri ua plotësoi këtë ëndërr.
https://www.instagram.com/p/CI3wmKFDyA-/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu