Qumeshti i nenes ka sheqerna magjike!

0 0

Dihet që qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet falë antikorpeve që përmban, por a i kemi kushtuar rëndësinë e duhur përbërësve të tjerë të tij në aspektin e mirëqënies së fëmijës? A jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e oligosakarideve që përmban qumështi i nënës? Në lidhje me këtë rëndësi është folur kohët e fundit në Berlin, në kuadër të simpoziumit internacional të gjidhënies i organizuar nga “Medela”.

Një prezencë e qëndrueshme

Oligosakaridet janë karbohidrate që përbëjnë një sasi prej 1 gr në 100 ml qumësht gjiri. Edhe pse përbërja e qumështit ndryshon për t’ju përshtatur nevojave të fëmijës gjatë ditës, javës, moshës së fëmijës etj, prania e oligosakarideve mbetet në sasi të pandryshuar, dhe një sasi e tillë ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e fëmijës ndaj infeksioneve.

Si arrihet kjo?

• Falë fuqizimit të florës së mirë bakteriale;
• Falë forcimit të mukozave intestinale;
• Duke siguruar një mbrojtje të përgjithshme së të gjithë organeve.

Si funksionon mbrojtja e siguruar nga oligosakaridet?

Në zorrët e fëmijës ndodhen bakterie “të mira” (bifido bakteriet) si edhe bakteriet e dëmshme të cilat shkaktojnë patologjitë por vetëm bakteriet e mira mund të tresin oligosakaridet. Kjo mundëson një seleksionim natyral, ku bakteriet e mira nuk mund të mbijetojnë në zorrë tek fëmija që ushqehet me gji.

Një oaz shëndeti për fëmijën

Nga zorrët, oligosakaridet eleminohen nëpërmjet veshkave dhe kështu garantojnë edhe efekte mbrojtëse në nivelin qelizor dhe urinar. Pra mbrojtja nuk i përket më vetëm zorrëve por edhe organeve të tjera. Ato janë të pasura me acid sialik, një përbërje kimike që favorizon rritjen e strukturave cerebrale.

Lexoni edhe: Qumeshti i gjirit parandalon semundjet dhe eshte i mire per trurin

 

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X