Qumështi i gjirit mbron fëmijët nga Covid 19, ja provat

0 0

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të dëmshme të Sars-CoV-2. Konfirmimi vjen nga një studim shkencor i kryer nga dy qendra të rëndësishme në Romë.

Roli i qumështit të gjirit

Studiuesit e Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, në një studim të kryer në bashkëpunim me Policlinico Umberto I në Romë dhe të publikuar në Jama Netëork Open, donin të thellonin rolin e këtij ushqimi thelbësor për foshnjat e porsalindura, në luftën e trupit kundër koronavirus.

28 gra u regjistruan së bashku me foshnjat e tyre. Gratë kishin lindur në Policlinico Umberto I midis nëntorit 2020 dhe majit 2021 dhe të gjitha kishin rezultuar pozitive në tamponin e kryer në momentin e lindjes, megjithëse shumë prej tyre ishin asimptomatike. Asnjë në atë kohë nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19. Qëllimi ishte të konstatohej nëse dhe si kjo gjendje e nënës në momentin e lindjes ndikoi në mbrojtjen imune të foshnjës.

Një mbrojtje e dyfishtë

Kur vjen në jetë, foshnja mbrohet nga antitrupat që nëna ia transferon nëpërmjet placentës. Këto antitrupa janë imunoglobulina të tipit IgG, të cilat trupi i nënës i prodhon pas infeksioneve ose vaksinimeve. Në këtë mënyrë foshnja, të paktën në muajt e parë të jetës, mbrohet nga disa infeksione, duke pritur që sistemi imunitar të prodhojë të tijat. Një nënë që ushqen me gji i transferon foshnjës edhe antitrupat IgA, të quajtura mukozale, sepse ato prodhohen nga mukozat e rrugëve të frymëmarrjes dhe zorrëve të nënës dhe sepse ndihmojnë të porsalindurin kundër infeksioneve të mukozës, si ftohja dhe gripi.

Antitrupat tashmë pas 48 orësh

Por si mbron qumështi i gjirit nga Covid-19? Ekspertët janë fokusuar në mënyrën se si funksionon ky mekanizëm mbrojtës në rastin e nënave me koronavirus pozitiv në momentin e lindjes. Ata identifikuan dhe vlerësuan praninë e imunoglobulinave specifike kundër Sars-CoV-2 si në gjakun dhe qumështin e nënave, ashtu edhe në gjakun dhe pështymën e foshnjave. U zbulua se antitrupat specifikë për virusin ishin të pranishëm në gjakun e nënave dy muaj pas lindjes, por jo 48 orë. Sistemit të mbrojtjes i nevojiten dy javë për të prodhuar imunoglobulinat IgG. Në qumësht, nga ana tjetër, antitrupat specifikë IgA ishin tashmë të pranishme 48 orë pas lindjes, pasi përgjigja e mukozave për prodhimin e antitrupave është më e shpejtë se përgjigja sistemike e trupit.

Stimulimi natyror i mbrojtjeve

Antitrupat e mukozës ndaj virusit ishin gjithashtu të pranishëm dy muaj pas lindjes, por vetëm tek foshnjat që ushqeheshin me gji, edhe pse nënat e kishin ndërprerë prodhimin e tyre. Për studiuesit, është dëshmi se qumështi i gjirit mbron nga Covid-19, duke ofruar gjithashtu mbrojtje aktive dhe pasive, pra duke transferuar antitrupat e prodhuara nga nëna te foshnja, por edhe duke e ndihmuar atë të prodhojë në mënyrë të pavarur mbrojtjen e tij imune.

Gjidhënia funksionon si një vaksinë

Mekanizmi duket të jetë i ngjashëm me atë të një vaksine. IgA e prodhuar nga nënat e infektuara lidhet me proteinën Spike të shprehur në sipërfaqen e virusit duke formuar kompleksin imunitar, një molekulë që kalon nga nëna te i porsalinduri gjatë ushqyerjes me gji. Kompleksi IgA-Spike i trashëguar nga nëna rezulton imunogjen, domethënë stimulon sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa.

Qumështi i gjirit mund të ndihmojë foshnjën të zhvillojë mbrojtjen e tyre imune. Sistemi mund të funksionojë në të njëjtën mënyrë për shumë agjentë të tjerë të dëmshëm, të cilët janë të pranishëm tek nëna gjatë ushqyerjes me gji.

Lexo edhe: Tashmë e vërtetuar, gjidhënia nuk transmeton Covid-19 nga nëna pozitive






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Mungesa në bankat e dhurimit...

Pandemia ka shkaktuar një ulje të ndjeshme të dhurimit të qumështit nga gratë, thelbësore për rritjen e foshnjave - veçanërisht foshnjave të parakohshme - të cilët nuk mund ta marrin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X