Qumeshti i formules, disa lloje te ndryshme per beben tuaj

0 0

Nëse do të shkojmë të blejmë qumështin e fëmijës do të kuptojmë se ka shumë lloje formulash që mund të zgjedhësh dhë nëse je në fillimet e mëmësisë do ta kesh të vështirë të kuptosh cili është më cilësori.

Sa lloje qumështi formule kemi? 

Do të keni para 3 lloje qumështi formule:

  • Pluhur;
  • Lëng, gati për t’u konsumuar;
  • Lëng i trashë (koncentruar) që duhet holluar.

Të cilët mund të jenë prodhuar:

  • Nga qumështi i lopës;
  • Soja;
  • Mund të kemi të bëjmë me një qumësht specifik për një nevojë të caktuar të fëmijës.

Ku qëndron ndryshimi?

Nëse do të keni në dispozicion shumë pak kohë dhe më shumë para, një alternativë do të ishte qumështi i lengshëm që është gati për t’u konsumuar. Përsa i përket cilësisë ai është i njëjtë me formulën pluhur por ndryshimi qëndron vetëm tek koha e përgatitjes. Gjithashtu qumështi pluhur transportohet më me lehtësi dhe pasi është hapur mund konsumohet për një kohë më të gjatë, krahasuar me lëngun që konsumohet brenda 48 orëve në të kundërt atje mund të rriten bakteriet.

Po qumështi i koncentruar?

Ka një kosto që qëndron ndërmjet dy llojeve të tjerë, dhe është praktik në përdorim duke qënë se nuk duhet të tretet pasi keni hedhur ujë. Pas 48 orësh nuk mund të përdoret më.

Cila është përbërja e qumështit të formulës?

Qumështi i lopës nuk ka përbërje të njëjtë me atë të gjirit, por firmat prodhuese ja shtojnë ato për ta përshtatur me nevojat e fëmijës. Në të mund të shtohet hekur, zakonisht të gjitha formulat e kanë këtë mineral në mënyrë që fëmija të mos ketë mangësi. Në qumësht gjithashtu mund të shtohen edhe acidet yndyrore (DHA dhe ARA) që kanë ndikim në zhvillimin e sistemit nervor apo syve, etj.

Nënat kanë në dispozicion edhe qumështin me bazë soje që përdoret zakonisht nëse fëmija vuan shumë nga kolikat, vjell, ka gazra, dhe mjeku e këshillon pasi fëmija mund të jetë alergjik ndaj qumështit të lopës, mund të ketë intolerancë ndaj laktozës (sheqerit të qumështit të lopës) si edhe mund të ketë vështirësi në tretjen e proteinave të qumështit të lopës.

Po ju nena cfare qumeshti keni perdorur per femijet tuaj?

Lexoni edhe: Sa kohe mund te rezistoje hapur qumeshti kutise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X