Qitro, vlerat ushqyese dhe arsyet pse duhet t’i konsumojme

0 0
  1. Janë të pasur me vitamina

Agrumet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, një lëndë ushqyese që forcon sistemin imunitar dhe e mban lëkurën të butë dhe elastike. Ato gjithashtu kanë sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve të tjera që i nevojiten trupit për të funksionuar siç duhet, duke përfshirë vitaminat B, kalium, fosfor, magnez dhe bakër. Ato kanë gjtihashtu veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

  1. Janë një burim i mirë i fibrave

Vetëm një filxhan me copa qitroje përmban 4 gramë fibra. Fibrat kanë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

  1. Kanë pak kalori

Nëse jeni në dietë dhe po masni çdo kalori që merrni, qitroja ju ndihmon.

  1. Mund të zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë shumë të dhimbshëm. Ata mund të formohen kur urina juaj është shumë e koncentruar ose kur keni sasi më të lartë se normalja të mineraleve. Qitroja rrit nivelet e citrateve në urinë, duke ulur rrezikun e gurëve në veshka.

  1. Qitro mund të parandalojë dhe luftojë kancerin

Konsumi i qitros ul rrezikun për kancerin e mushkërive, stomakut, pankreasit, gjirit etj.

  1. Mbrojnë zemrën

Ato ulin tensionin e gjakut, ulin nivelin e kolesterolit të keq, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

  1. Qitro mbron trurin

Mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, siç janë Alzheimer dhe Parkinson, të cilat rezultojnë nga prishja e qelizave në sistemin nervor. Pjesërisht, këto sëmundje shkaktohen nga inflamacioni.

Lexo edhe: Keni nje bark te fryre? Ja frutat qe mund t’ju ndihmojne ne trajtimin e ketij problemi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X