Qëndrimi ulur përpara televizorit pasi keni ngrënë darkë mund të jetë vdekjeprurës

Qendrimi ulur menjehere pasi keni ngrene darken rrit rrezikun e shume semundjeje.




0 0

Herën tjetër kur të jeni gati për tu ulur në divan për një shfaqje televizive, mendohuni dy herë : kjo gjë mund t’ju kushtojë jetën.

Megjithëse qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ka qenë prej kohësh i lidhur me rreziqet për shëndetin, një studim i ri sugjeron se ka ndryshime mes mënyrave i rrimë ulur, dhe ulja përpara televizorit pas ngrënies së darkës është veçanërisht e rrezikshme.

Në fakt, ata që e praktikojnë rrisnin rrezikun për sulme në zemër, goditje dhe vdekje të hershme me 50% krahasuar me ata që nuk veprojnë kështu, raportuan studiuesit.

“Kombinimi i darkës dhe qëndrimit ulur në divan duke parë televizor për orë të tëra, mendojmë se mund të jetë shumë toksik”, tha studiuesi kryesor Keith Diaz, një profesor asistent i mjekësisë në një kollegj në Nju Jork .

Ulja para televizorit është ndryshe nga qëndrimi ulur në punë, tha ai.

“Në punë, ne ngrihemi dhe lëvizim shpesh – shkojmë në tavolinën e një bashkëpunëtori, shkojmë në banjë, tek makina e fotokopjimit, etj”, tha Diaz. “Por kur rrimë dhe shikojmë televizor, ne nuk tentojmë të lëvizim për orë të tëra pa ndërprerje”.

Orët e shpenzuara para televizorit pas darkës rrisin sheqerin në gjak dhe kolesterolin. Dhe për shkak se muskujt janë joaktivë, ata nuk ndihmojnë të largojnë sheqerin dhe yndyrën nga enët e gjakut. Diaz dyshon se kjo është ajo që e bën këtë lloj qëndrimi ulur vdekjeprurës.

Megjithëse të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin të rinj, Diaz tha se gjetjet ndoshta vlejnë për të gjitha grupmoshat.

Megjithatë, ai paralajmëroi se studimi nuk provon se ulja për periudha të gjata dhe të pandërprera shkakton sulme në zemër ose goditje ose vdekje të parakohshme, vetëm se ekziston një lidhje.

“Gjëja e fundit që duhet të bëni pas një vakti të rëndë është të uleni dhe të shikoni TV për orë të tëra”, tha Diaz. “Bëni një shëtitje 10 deri në 20 minuta dhe pastaj uluni”.

Studimi ndoqi rreth 3,600 persona për pothuajse 9 vjet. Pjesëmarrësit raportuan se sa kohë zakonisht kalonin ulur duke parë televizor dhe duke bërë punë. Ata gjithashtu raportuan mbi zakonet e tyre të stërvitjes.

Ata që panë televizor katër orë ose më shumë në ditë kishin një rrezik 50% më të lartë për sulme në zemër, goditje dhe vdekje të hershme, krahasuar me ata të cilët panë më pak se dy orë në ditë, zbuloi studimi.

Çuditërisht, ata që u ulën për periudha të gjata në punë kishin të njëjtin rrezik për sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e hershme si ata që u ulën më pak, zbuluan studiuesit.

Lexo edhe: Qëndrimi per nje kohe te gjate ulur ju shkurton jetën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X