Qelizat staminale jane te cmuara pasi ato kane aftesine te shtohen dhe te zvillohen ne lloje te ndryshme qelizash brenda trupit te njeriut. Keto procese unikale te veteriperteritjes dhe specializimit jane ajo cka nderton dhe miremban organizmin tone kompleks. Disa prej ketyre Qelizave Staminale qe mbeten ne trupin tone si “rezerve”, luajne nje rol kyc ne rigjenerimin ne rast te demtimeve ose te plakjes natyrale te indeve.
Qelizat staminale te rendesishme, ne formen e tyre me te mire gjenden ne gjakun dhe indin e kordonit kerthizor. Ato kane aftesine e shkelqyer dhe shume te efektshme per t’u shumuar dhe per te ndihmuar rigjenerimin e indeve te ndryshme te njeriut.
Per me teper, Qelizat Staminale prej gjakut dhe indit te kordonit kerthizor kane nje sere perparesish: ato jane Qelizat Staminale me te reja dhe teresisht te efektshme te gjendura ne trupin e njeriut, relativisht te paprekura prej semundjeve dhe mutacioneve gjenetike qe grumbullohen pergjate jetes.
Qelizat Staminale te gjakut te kordonit kerthizor jane quajtur Qeliza Staminale Hematopoietike (QSH). Qelizat Staminale te indit te kordonit perfshijne Qelizat Staminale Mezenchimale (QSM).
Qelizat Staminale jane tejesisht te vogla dhe shume te fuqishme.
Perdorimi i Qelizave Staminale per transplant
Qelizat Staminale Hematopoietike te gjakut te kordonit kerthizor jane te afta te rindertojne sistemin tone imunitar dhe ate te gjakut. Ato jane perdorur prej me teper se 25 vjetesh per te trajtuar me shume se 70 lloje te ndryshme semundjesh.
Gjaku i kordonit po behet burimi i parapelqyer i Qelizave Staminale Hematopoitike, pasi:
– Ato jane me te reja se cdo Qelize Staminale adulte, cka do te thote se ato kane nje aftesi me te mire per tu shumuar dhe specializuar.
– Norma e semundjes “Graft vd. Host” eshte me e ulet. Ky komplikacion shoqeron rastet e transplantimit te Qelizave Staminale allogjeneike.
– Mbledhja e tyre eshte nje proces fare i lehte dhe pa asnje rrezik.
Qelizat Staminale Mezenchimale jane pergjegjese per formimin e kockave, kerceve dhe llojeve te tjera te indeve lidhese ne trupin tone. QSM tashme jane perfshire ne provat klinike te mjekesise rigjeneruese, me objektiv final zevendesimin, riparimin ose per te ndihmuar rigjenerimin e qelizave dhe indeve te gjalla funksionale. Si per Qelizat Staminale Hematopoietike dhe per ato Mezenchimale po kryhen kerkime aktive per trajtimin e nje sere semundjesh, te tilla si paraliza cerebrale, diabeti i tipit 1, crregullime te trurit, semundje te zemres, crregullime autoimune, crregullime te melcise dhe crregullime neurologjike.
Lexoni edhe: Lindja me operacion mund te ndryshoje gjenetiken e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu