Pyetjet që duhet t’ja bëni fëmijës nëse është i shqetësuar

0 0

Përfshirja e fëmijëve në zgjidhjen e problemeve, pavarësisht moshës së tyre, i bën ata të ndihen të fuqishëm dhe sikur janë pjesë e zgjidhjes. Por siç theksojnë ekspertët, nëse bëni pyetje të paqarta, do të merrni përgjigje të paqarta, duke përfshirë edhe “Jam mirë” (ngërçi i bisedës).

Prandaj prindërit duhet t’u drejtohen fëmijëve me kureshtje dhe të bëjnë pyetje të hapura, por specifike:

Çfarë mësove sot?

Çfarë gjëje interesante apo  për të qeshur dëgjove sot?

Cila ishte gjëja më argëtuese që bëre sot?

Çfarë pret më shumë nesër?

Cila ishte pjesa më e vështirë e ditës sot?

Çfarë nuk të pëlqeu nga dita e sotme?

Çfarë të pengoi sot të kaloje një ditë argëtuese?

Çfarë mund të bëjmë bashku për ta përmirësuar?

Lexova diçka interesante sot dhe doja të dija nëse ke ndonjë koment?

Si me shumicën e gjërave në jetë, koha është shumë e rëndësishme.

“Koha e gjumit nuk është koha e duhur. Fëmijët e shqetësuar kanë më shumë shqetësime gjatë natës. Mos ua shtoni më shumë shqetësimin. Dhe mos flisni me ta për këtë kur sapo janë zgjuar. Gjeni një moment neutral, kur nuk ka pasur ndonjë argument të madh. Kërkoni një moment të qetë. Këshillohet të zhvilloni diskutime të qeta ose gjatë darkës, ose gjatë një shëtitje familjare. Prindërit duhet të “moderojnë” bisedën për të marrë nga fëmija tri përgjigje shumë të rëndësishme.

Çfarë ka qenë diçka pozitive për ditën?

Çfarë i ka mërzitur?

Çfarë presin nga e nesërmja?

“Ne duam të ndihmojmë fëmijët të qëndrojnë në këtë moment, të jetojnë të tashmen. Është kaq e lehtë të përfshihesh në të panjohurën. E vetmja gjë që dimë është se çfarë po na ndodh tani. Ne kemi njëri-tjetrin. Ne jemi të lidhur me miqtë tanë. Le të përqendrohemi këtu. Me të nesërmen do të merremi nesër”.

Lexo edhe: 7 pyetjet që duhet t’ja bëni mjekut nëse jani shtatzanë në kohën e pandemisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X