Një mësuese në Florida është pushuar nga puna sepse ka vlerësuar me notën zero nxënësit që nuk kishin bërë detyrat. Por, kjo notë është në kundërshtim me politikën e shkollës në të cilën punonte, që e fillonin vlerësimin nga 50%.
“Mirupafshim fëmijë, mësuesja Tirado ju do dhe ju uron më të mirat në jetë. Më pushuan sepse refuzova t’i vendosja 5 atyre që nuk bënë detyrat”, – ka shkruar mësuesja në dërrasë ditën e fundit të punës së saj.
Për shkak se Tirado ishte në vitin e saj të parë të mësimdhënies, që konsiderohej periudhë prove, asaj nuk i kanë shënuar një arsye të saktë në dokumentin e shkarkimit.
Tirado, e cila nuk e dinte këtë rregull por e mësoi pasi bëri vlerësimin me zero, nuk ishte aspak dakord me të. Sipas saj nxënësit duhet t’i meritojnë notat dhe jo t’i marrin “falas”.
“Jam shumë e mërzitur sepse kemi një komb fëmijësh që presin të vlerësohen dhe të jetojnë jetën e tyre vetëm për t’u dukur dhe nuk është e vërtetë”.
Megjithatë, një zëdhënës i shkollës tha se nuk kishte asnjë ligj që i ndalon mësuesit të vlerësojnë me zero nxënësit që nuk bëjnë detyrat.
Lexo edhe: Mesuesja i pret floket me dhune nxenesit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu