Pushime me pak para

0 0

Destinacionet malore zakonisht janë më të parapëlqyerat për festat e fundvitit, duke qënë se këto festa nuk marrin kuptimin e duhur pa bardhësinë e dëborës. E ndërsa mendojmë për dëborën gjëja e parë që na vjen ndër mend është skijimi, i cili është një sport që me pak para mund t’i bëjë pushimet tuaja edhe më argëtuese.

Të skijojmë me pak para, tani mundemi!

Evitoni resortet e mëdha. Do të ishte më ekonomike të shkonit në një hotel më pak të njohur, si edhe të hani ushqim që nuk kushton shumë shtrenjt.

Shkoni më vonë. E dini se të shkosh në një vend turistik në datën 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar do të paguani gati 2-fishin? I prenotoni pushimet tuaja larg ditëve që kanë fluks turistësh.

Mos shpenzoni për gjera të panevojshme. Përse ju duhet një spa, shërbim estetike, hotel me 5 yje, etj, cmimi i të cilit do të jetë shumë herë më i lartë? Përpiquni të tregoheni sa më praktikë në zgjedhjen që do të bëni.

Nuk keni nevojë për veshje të reja. Do të shkoni për ski dhe jo për të reklamuar kostumin tuaj. Merrni në konsideratë tregun e veshjeve të përdorura.

Bëni gjithçka vetë. Shkoni në destinacionin që keni zgjedhur me makinën tuaj, ose duke prenotuar vetë fluturimin. Nëse do ta bëni këtë me një guidë turistike do të paguani më shumë para.

Përdorni makinën tuaj. Periudhat e festive zakonisht shoqërohen nga çmime të larta të avionëve, për këtë arsye përdorni makinën tuaj.

Kini në mendje buxhetin tuaj. Dëshira për të shkuar në një resort të madh dhe të bukur mund t’ju tundojë, por ju duhet të mbani në mendjen tuaj sa më të “gjallë” buxhetin që keni në dispozicion. Mbani mend se nuk bëhet fjalë vetëm për të paguar dhomën, por edhe ushqimin kështu që do të ishte më mirë të evitonit shërbimet e shtrenjta edhe pse mund të ofrojnë më shumë për ju dhe familjen tuaj.

Prenotoni shumë herët. Nëse do të prenotoni që tani pushimet tuaja të jeni të sigurt se do të paguani më pak krahasuar me muajin dhjetor.

 

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X