Pure me ananas dhe karota për foshnjat (+8 muajsh)

0 0

Ananasi është një frut i shijshëm tropikal që ka shumë përfitime shëndetësore, një ndër të cilat është që përmban shumë vitaminë C.

Ky frut mund të shtohet në dietën e një foshnje pasi ka mbushur 8 muajsh. Meqënëse ky frut përmban shumë fibra, duhet ta gatuajmë para se të ushqejmë një foshnjë nën 1 vjeç.
Më poshtë ju tregojmë një recetë me ananas të bërë pure, së cilës mund t’i shtoni edhe karota. Pureja mund të shijohet edhe me pudër qimnon, nëse dëshironi.

Përbërësit:

  • ½ filxhan me copa të prera ananasi;
  • 1 karotë e vogël, e prerë ;
  • Pak pluhur qimnoni (me dëshirë).

Përgatitja e puresë me ananas dhe karotë:

  1. Vendosini në një enë mbi avull karrotat dhe ananasin për 7-10 minuta. Ju mund të merrni edhe një enë për avullim si kjo në foto.
  2. Sigurohuni që të gjitha copat të jenë përfshirë në avull. Ftohini në temperaturën e dhomës dhe hidhini në blender.
  3. Shtypeni blenderin 3-4 herë derisa të formohet një pure e butë. Ju mund të shtoni pak ujë të pijshëm në të për të arritur ta bëni të butë sat ë doni.
  4. Nëse ju pëlqen, ju mund të shijoni purenë me pluhur qimoni duke ia hedhur sipër para se ta shërbeni.

Prezantojani foshnjës suaj frutin e ananasit duke ia dhënë fillimisht në këtë mënyrë që të ndiejë aromën dhe shijen e mirë, pasi kjo pure është kombinim shumë i mirë mes një fruti dhe një perimeje.

Lexo edhe: Perfitimet e karotes tek bebet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X