Zemërimet publike nuk janë të lehta për prindërit, por ndonjëherë një i huaj shfaqet dhe i bën ato pak më të durueshme. Ky ishte rasti i Lenore Koppelman, nëna Ralp-it, djalit me autizëm, gjatë një xhiroje të kohëve të fundit në resortin Universal Orlando.
Nëna ndau një postim me detaje rreth përvojës së saj, gjë që mori një kthesë për keq kur djali i saj kishte një krizë të madhe dhe punonjësit e ëmbël që punonin në park u shfaqën për t’i bërë gjërat më të lehta për Ralphin dhe familjen e tij.
Ashtu si shumica e fëmijëve, Ralph ishte tepër i ngazëllyer për të bërë këtë xhiro të veçantë. Ai duroi një ditë të gjatë para se të arrinte aktivitetin e ëndrrave të tij. Kur erdhi më në fund momenti, familja po priste me bileta në dorë për të nisur.
Në atë moment mësuan se lodra ku do të bënin xhiro ishte thyer. Djali nga shumë i entuziazmuar, filloi të grindej, siç do të kishte bërë pothuajse çdo fëmijë.
Dukej sikur vogëlushi nuk dinte si të kontrollonte emocionet e tij pas zhgënjimit, ishte i tronditur e i frikësuar.
Dhe këtu erdhi Jen si një shpëtim, tregon e ëma.
Jen, një punonjëse në parkun zbavitës u bë një superheroinë e vërtetë. Ajo e pa Ralfin të shtrirë në tokë, ndërsa nëna e tij u përpoq ta ngrinte. Jen u shtri në dysheme me fëmijën dhe e inkurajoi që të lejojë veten të përjetojë të gjitha zhgënjimet e tij.
Jen qëndroi me Ralphin derisa ai u ndje më mirë, pastaj e çoi në dyqan dhe i lejoi të zgjidhte gjithçka deri në 50 dollarë për të marrë në shtëpi. Sipas postimit të nënës, punonjësit e tjerë të parkut ishin po aq mbështetës dhe të sjellshëm me familjen.
“FALEMINDERIT që pranuat se Ralphi është një fëmijë i mirë, një fëmijë i ëmbël, i cili vetëm lufton me gjëra të caktuara (si ne të gjithë, me autizëm apo jo). Kush ju ka mësuar kaq mirë? FALEMINDERIT që i kushtuat një vëmendje të tillë! FALEMINDERIT që ishit atje për ne sot dhe na bëtë të ndiejmë se mirëqenia e Ralphit ishte përparësia juaj kryesore!
Ai është prioriteti ynë më i madh sepse ne e duam më shumë se çdo gjë dhe kushdo, por të gjithë ju vetëm sapo e takuat atë sot. Dhe prapë u sollët sikur të ishit familje. Dhe ne nuk mund t’ju falenderojmë mjaftueshëm”, shkruan Lenore.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu