Mosha në të cilën vjen zhvillimi seksual tek adoleshentët varet nga koha se kur e kanë arritur pubertetin nënat e tyre. Dhe kjo nuk vlen vetëm për vajzat, por edhe për meshkujt. Për të gjetur fijen e përbashkët mes pubertetit të nënës dhe lidhjes së saj me pasardhësit është bërë një studim nga hulumtuesit në Universitetin e Aarhusit dhe është publikuar në gazetën mjekësore “Human Reproduction”.
Si nëna ashtu edhe fëmija
Për të arritur këto rezultate, studiuesit daneze morën në shqyrtim rreth 16 mijë fëmijë që ishin në fazën ose para fazës së pubertetit, duke vëzhguar mënyrën e rritjes së tyre, ndërkohë mblodhën informacion në lidhje me zhvillimin seksual të nënës së tyre. Pavarësisht nga gjinia, fëmijët në dukje ishin në ndjekje të hapave të nënës së tyre për kohën e pjekurisë seksuale.
Lidhja edhe me fëmijët meshkuj
Studimi zbuloi se fëmijët e lindur nga gratë me zhvillim të hershëm kishin shenja më të hershme të zhvillimit seksual, si në pamje, në rritjen e qimeve nën sqetull apo në zonën intime, ndryshim i zërit, zgjatje kockash, puçrra në fytyrë dhe ejakulimi i parë. Po ashtu, maturimi seksual mashkullor ndodh vonë nëse edhe puberteti i nënës ndodh më vonë.
Pyetja e gjenetikës
Studiuesit shpjegojnë se “rezultatet e studimit mbështeten fuqishëm në praninë e disa informacioneve në lidhje me bazën gjenetike për të siguruar këtë vazhdimësi nga një brez në tjetrin”, dhe tregojnë se me punën e tyre ishin të kufizuara për të shpjeguar fenomenin, ku gjithsesi nuk u identifikua raporti shkak-pasojë.
Lexoni edhe:Pakënaqësia me trupin fillon që në moshë të vogël, mbroni fëmijët tuaj
Ttrgyy