Pse vendosa të mos e dija gjininë e fëmijës tim deri në momentin që do të lindja

0 1

Falë teknologjisë moderne, shumë nëna shtatzëna kanë mundësinë për të gjetur gjininë e foshnjës së palindur. Dhe shumica duket se duan të zbulojnë se çfarë po mbajnë përpara se fëmija të arrijë në këtë botë, duke specifikuar gjininë edhe tek ngjyrat rozë dhe blu, nga njoftimet e lindjes deri te pelenat, bluzat e vogla deri te lodrat.

Në këtë botë kur ka mbingarkesë informacioni, rrallë nënat nuk e dinë nëse do të kenë vajzë apo djalë.

Madje tani njerëzit organizojnë edhe festa baby-shower, ku prindërit presin torta rozë ose blu për të mësuar seksin e fëmijës së tyre të ardhshëm së bashku me njerëzit që i rrethojnë. Dhe disa prindër të tjerë bëjnë festa me ultratinguj ku mblidhen familja dhe miqtë e tyre, ndërsa një person me një “shkop magjik” zbulon në një ekran se cila është gjinia e fëmijës.

Vite më parë kur tashmë kisha vetëm dy djemtë e mi, u ndjeva si një person i çuditshëm për vendimin tim për të mos e ditur gjininë e foshnjës që mbaja në bark deri në ditën e lindjes. Unë nuk do të pikturoja një dhomë në ngjyrat klasike të djalit / vajzës, kështu që pse duhet ta dija? Unë nuk po gjykoj, dhe mund t’i përkas vërtet modës së vjetër, por unë jam e idesë që kjo duhet të qëndrojë surprizë për nëntë muaj.

Mirëpo duket se bota dëshiron të dijë. Pasi mora vesh se isha shtatzënë, mora shumë urime nga miqtë, fqinjët – madje edhe nga roja i sigurisë në bankën e qytetit.

Pas urimeve që mora e dija se do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme që të më pyesnin “A e di çfarë e ke?”

Njëherë e një kohë, i gjithë procesi i ngjizjes, shtatzënisë dhe lindjes ishte një mrekulli e madhe misterioze. Tani jetojmë në një botë të mahnitshme ku gratë kanë aplikacione në smartfonët e tyre për t’i ndihmuar ato të përcaktojnë ovulimin e tyre dhe t’u tregojnë atyre momentin e saktë kur duhet të bëjnë dashuri që të ngjizin fëmijën dhe fetuset i nënshtrohen shqyrtimit fizik dhe kimik dhe ndonjëherë edhe kirurgjisë në mitër.

Gjetja e gjinisë së fëmijës së palindur ishte një opsion që brezat e mëparshëm nuk kishin. Gratë shtatzëna duhej të mbështeteshin në tregimet e nënave të vjetra se si dukej barku kur ishte djalë dhe si kur ishte vajzë. Nëse kishin të përziera në mëngjes apo jo dhe të priste 9 muaj të plotë për të zbuluar sekretin.

Në një botë me pak mistere të mbetura, ka diçka të veçantë në momentin e gëzimit kur dëgjon maminë apo mjekun që thotë, “Është një …”, kur fëmija lind.

Unë kam preferuar gjithmonë të mos e di se çfarë ka në dhuratat e mia derisa t’i hap. Natyrisht, disa gjëra që mbahen të fshehta të falin kënaqësi. Më pëlqenin lojërat me mend ndërsa isha shtatzënë dhe përpiqesha të parashikoja seksin e foshnjës nga ëndrrat e mia dhe nga rrahjet e zemrës së fetusit (kur rrihte shpejt, duhej të ishte një vajzë, kur rrihte, një djalë). Sidoqoftë, isha e lumtur të prisja derisa të bëhej lindja dhe ta dinim me siguri gjininë e fëmijës.

Unë me të vërtetë dëshiroja vetëm që të ishte një foshnjë e shëndetshme dhe të rritej e suksesshme dhe e lumtur, duke pasur mundësi të barabarta, qoftë femër apo mashkull të ishte.

Plus, më duhet të pranoj, një nga arsyet pse nuk doja të dija  gjininë e foshnjës sime të palindur ishte sepse kisha nevojë për entuziazëm dhe pritje për të përjetuar surprizën në momentin e lindjes.

Kështu pas lindjes së vështitë, surpriza e bebit që më priste ma bëri atë moment shumë më të ëmbël.

Lexo edhe: 7 arsye pse eshte me mire te mos e zbuloni gjinine e femijes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X