Pse supa e pulës kuron të ftohtin? Receta

0 0

 

Shumë njerëz hanë supë pule kur janë sëmurë, por a i dini aryset shkencore përse supa e pulës ju ndihmon të kaloni të ftohtin?

  1. Pastron sekrecionet, ju hidraton

Supa e pulës ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit duke bërë më të lehtë nxjerrjen e sekrecioneve. Nëse ju djeg fyti është një mënyrë shumë e mirë hidratimi.

  1. Ju përmirëson humorin

Pula është e pasur me triptofan, një aminoacid që ndihmon trupin të prodhojë serotonin, që ju bën të ndiheni më mirë.

  1. Përforcon sistemi nimunitar

Prania e konsiderueshme e proteinave përmirëson imunitetin tuaj.

  1. Riplotëson  vitaminat në trup

Supa e pulës është një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, si vitamina B që ndihmon në përforcimin e imunitetit.

  1. E pasur me antioksidantë

Perimet si karotat, selinoja dhe qepa kanë vitaminë C, K, antioksidantë të tjerë e minerale. Kjo jo vetëm që ndihmon sistemin imunitar, por përshpejton kohën e shërimit.

  1. Hap rrugët e frymëmarrjes

Me konsumin e një supe pule, rrugët e frymëmarrjes suaj do të lirohen dhe ju do të jeni në gjendje të merrni frymë lirisht.

  1. Është antiinflamatore

Supa e pulës qetëson muskujt dhe lehtëson simptoma të tjera të të ftohtit.

Si të gatuajmë supë pule?

Përbërësit:

1 pulë;

1 qepë;

4 karota;

1 tufë majdanoz;

ujë,

kripë;

piper.

Përgatitja:

Vendosni mishin e pulës, qepën, karotat dhe majdanozin në një tenxhere të thellë, mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë derisa mishi të ndahet nga kockat. Hiqini gjithë përbërësit dhe shtypini me pirun. Kthejini sërish në tenxhere, përziejini dhe supa ështëgati për t’u servirur.

Lexo edhe: Si te pergatisim lengun e supes se femijes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X