Pse prindërit pendohen për emrin e fëmijës?

0 0

 

Zgjedhja e emrit të fëmijës suaj është një vendim i rëndësishëm dhe shumë prindër përfundojnë të penduar për zgjedhjen që bëjnë. Një studim i kohëve të fundit nga Channel Mum zbuloi se 1 në 7 prindër mendojnë se ata kanë bërë “një gabim të tmerrshëm” me emrin e fëmijës së tyre.

Jo vetëm kaq, por edhe nga 2,000 prindër të anketuar, më shumë se 1 në 10 kanë pranuar se edhe fëmijët u kanë thënë se nuk u pëlqen emri i tyre.

“Vënia e emrit të foshnjës është një nga pjesët më të rëndësishme të të qenit prind dhe është diçka për të cilën japin mendim të gjithë, nga të afëmrit deri tek të panjohurit”,- shpjegon eksperti i fëmijëve SJ Strum.

Miqtë dhe familja shpesh janë arsyeja pse prindërit janë penduar për emrin e fëmijës së tyre. 1 në 5 prindër thanë se filluan të urrenin një emër pasi u bë më popullor me fëmijët e tjerë.

Dhe gati 1 në 10 fajëson personat e famshëm që i kanë vënë fëmijëve të tyre të njëjtin emër. Strum tha: “Trendet e famshëm tregojnë se ekziston një listë gjithnjë në rritje e emrave të foshnjave që mund të zgjidhni, por kjo gjithashtu do të thotë më shumë mundësi për të zgjedhur një emër që ju ose fëmija juaj do ta urreni”.

Një tjetër arsye përse prindërit pendoheshin për emrin e fëmijës ishte edhe një emër i pazakontë dhe i vështirë për t’u shqiptuar.

Lexo edhe: Kuptimi i 10 emrave me te perdorur per djem ne 2018






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X